Java 7, Partizani – Kamza 2-1Partizani ka një rekord 100 për qind të pikëve në ndeshjet e luajtura në shtëpi

Rrjetet sociale:
Partizani fiton derbin e vogël të kryeqytetit, duke mundur Kamzën me rezultatin 2-1, e njëherësh duke bërë një rokadë të bukur vendesh me skuadrën e financuar nga Naim Qarri.
Salvador Sulçe (41’) dhe Artan Karapici (64’) firmosën golat e fitores së katër sezonale të “demave të kuq”, të drejtuar në këtë takim nga dyshja e lojtarëve: Bejzade-Pinari, pas shkarkimit të trajnerit Eduard Zhupa.
Për Kamzën golin e flamurit e realizoi Baze në minutat e fundit të ndeshjes.
Partizani ka një rekord 100 për qind të pikëve në ndeshjet e luajtura në shtëpi, ndërkohë që 15-herë kampionët e Shqipërisë nuk kanë koleksionuar asnjë pikë nga tri ndeshjet në treansfertë, ku madje nuk kanë mundur të shënojnë qoftë dhe një gol të vetëm.
KATEGORIA E PARË
JAVA 7
17.10.2009
Elbasani-Ada 2-0
Memaliaj-Lushnja 0-2
Burreli-Pogradeci 3-0
Gramshi-Turbina 4-0
Partizani-Kamza 2-0
Skrapari-Beselidhja 1-0
Bilishti-Bylis 1-0
18.10.2009
Sopoti-Luftëtari
Numri i klikimeve - 128
E Shtune, 17 Tetor 2009