Apolonia - Gramozi 3-0: E bukur “Zonjusha” “Zonjusha” e drejtuar me kompetencë nga trajneri Esad Karishik, dhe me një grup lojtarësh cilësorë shfaqet si një pretendente e fortë jo vetëm për një vend në Europë

Rrjetet sociale:
Apolonia fitoi 3-0 kundër Gramozit në ndeshjen hapëse të javës së 7-të Kategorisë së Parë, duke regjistruar fitoren e tretë resht dhe të katërtën në shtëpi, duke pasur dhe një rekord të bukur golash: 8 të shënuar dhe asnjë të pësuar.
Ndaj një Gramozi të mbërritur në “Loni Papuçiu” me synimin marrjen e një pikë në transfertën fierake, Apolonia u paraqit në fushë tepër agresive nga minuta e parë dhe deri të fërshëllima e fundit e gjyqtarit Artan Taullahu.
Pas humbjes së 11-metërshit nga ana e kapitenit Sead Haxhibuliç në minutën e 46-të, ishte Edin Ferizoviç ai kompensoi gabimin e shokut të tij, duke e çuar të qetë skuadrën në dhomat e zhveshjes. Një gol i bukur për Ferizoviçin, vetëm pesë ditë pasi ai ka mbushur 22-vjeç.
Pjesa e dytë ishte e tëra “bardhejeshile”. Sead Haxhibuliç dyfishoi shifrat në minutën e 58-të (goli i katërt sezonal i tij), ndërsa Agim Meto me një kryevepër nga gjuajtja e lirë vulosi shifrat 3-0, duke firmosur fitoren e pestë në shtatë javë kampionat të Apolonisë.
“Zonjusha” e drejtuar me kompetencë nga trajneri Esad Karishik, dhe me një grup lojtarësh cilësorë shfaqet si një pretendente e fortë jo vetëm për një vend në Europë, por ndoshta edhe më shumë.
Apolonia u ngjit në kuotën e 15 pikëve, duke kapur përkohësisht vendin e dytë, pas Dinamos (16), por Besa (14) një ndeshje më pak, pikërisht atë kundër Flamurtarit, takim i programuar për ditën e diel.
Gramozi, nga ana e tij, duket se ka ende për të mësuar nga Kategoria Superiore, kompeticion në të cilin merr pjesë për herë të parë në historinë e tij.
Numri i klikimeve - 124
E Shtune, 17 Tetor 2009