E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramozi, Oliveira: Në Fier për pikëGramozi ka mundur të marr vetëm një barazim në transfertë me Laçin 1-1

Rrjetet sociale:

Gramozi do të luajë të shtunën kundër Apolonisë në “Loni Papuçiu” (ora 14:30). Debutuesit kolonjarë (vendi i 8-të, 6 pikë në 6 ndeshje) shpresojnë për pikë ndaj “zonjushës” fierake, siç po quhet Apolonia e vendit të tretë (12 pikë).

Kapiteni i Gramozit, 28-vjeçari Jurandir Oliveira, një nga tre futbollistët brazilainë të formacionit të Agim Canajt beson se ndaj Apoloinisë skuadra do të japë më të mirën.

“Synojmë një rezultat pozitiv për t’iu larguar vendeve të fundit të klasifikimit, por edhe një pikë ndaj Apolonisë do të ishte e kënaqshme për mua”, - tha Oliveira, një ish-lojtar i Partizanit, Tomorit e Shkumbinit.

Gramozi ka mundur të marr vetëm një barazim në transfertë, ate me Laçin (1-1) në javën e dytë dhe përballë Apolonisë vjen pas barazimit 0-0 në shtëpi me Besën e Kavajës.

Apolonia vjen pas dy fitoresh rresht, ku spikat triumfi 4-3 ndaj Skënderbeut në Korçë në javën e 6-të.

Kategoria Superiore

Të shtunën, 17.10.2009
Apolonia-Gramozi 14:30

Të dielën, 18.10.2009
Besa-Flamurtari 13:00
Kastrioti-Skënderbeu 14:30
Teuta-Laçi 14:30
Vllaznia-Shkumbini 14:30
Dinamo-Tirana  19:00

Forum: Do te marre pike Gramozi kunder Apolonise ne Fier? Bej parashikimin tend ne Albania-sport.com


Numri i klikimeve - 122
  E Premte, 16 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›