Tirana dhe Besa, ne pritje te gabimit te dyte te Dinamos
Kampionati shqiptar nuk ka perfunduar ende, ndryshe nga shume vende evropiane, per vete faktin e thjeshte se ne vendin tone nuk festohen gjeresisht Krishtlindjet, por Vitit i Ri. Keshtu mbetet edhe nje jave nga perfundimi i pjeses se pare te ketij edicioni dhe Besa e kavajas synon qe te ngushtoje diferencen me Dinamon kryesuese. Blute ndodhen te shkeputur 14 pike larg vendit te dyte, Beses qe nuk ka zhvilluar ndeshjen e parafundit me Skenderbeun ne Korce. Sakaq, edhe Tirana qe eshte ngjitur ne vend te trete synon qe te ngushtoje diferencen e pikeve me ekipin e Dinamos. Tirana shpreson ne nje hap te dyte fals te bluve, qe do te presin Skenderbeun e Korces ne kryeqytet. Megjithate, kalendari i javes se fundit favorizon dukshem kryesuesit e momentit. Dinamo e cilesoi aksidentale humbjen ne Peqin. Ekipi dinamovit ka zbritur ne fushe per pergatitjet e ndeshjes se radhes dhe ne analize nuk eshte bere ndonje verejtje per lojen e dobet me Shkumbinin. Lojtaret kane konfirmuar se ishte e pashmangshme humbja, pasi vendasit ishin te mesuar ne ate terren qe i favorizoi per te fituar ne fund. Dinamo do te beje llogarite me nje fitore dhe stafi drejtues shprehet i qete, se edhe ne rast se rivalet nuk do te gabojne ne ndeshjen e fundit, llogarite me titullin pritet qe te mbyllen ne ndeshjet direkte ne Tirane, ku qofte edhe barazimi do te favorizonte 17 here kampionet e Shqiperise, per te bere prone te tyre kuroren e kampiones, qe e mban aktualisht nje prej rivaleve te ketij sezoni, Tirana.