E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Kampionëve, objektvi kryesor i Realit

Skuadra spanjolle bëri një merkato faraonike gjatë verës, duke shpenzuar plot 320 milion euro, me qëllim ndërtimin e një skuadre të aftë për të konkurruar në arenën europiane.

Ekipi i drejtuar nga Manuel Pelegrini e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, duke i fituar të gjitha ndeshjet në të gjitha veprimtaritë. Në takimin e parë në Ligën e Kmpionëve para dy javësh,”Merengesit” fituan 5-2 në fushën e Zyrihut.

Pelegrini është shprehur optimist në prag të sfidës së sotme: “Ka kaluar shumë kohë nga paraqitja e fundit dinjitoze e Realit në Ligën e Kampionëve. Të gjithë jemi optimistë për sfidën e madhe që i kemi vënë vetes përpara, duam të fitojmë trofeun e dhjetë.”

Kurse Marseja e nisi me humbje aventurën në Ligën e Kampionëve për këtë sezon. Ish-kampionët e Europës në vitin 1993 u mundën në “Velodrom” nga Milani me rezultatin 2-1.

Trajneri Didier Deshamps do t’i ketë të gjithë futbollistët të gatshëm për këtë përballje, me përjashtim të sulmuesit Bakari Kone, i cili është i dëmtuar.

Real Madrid – Olimpik Marsejë (ora 20:45, stadiumi: “Santiago Bernabeu”, gjyqtar: M. Henson (Suedi)

Formacionet e mundshme:

Real Madrid 4-2-2-2: Kasijas; S. Ramos, Pepe, Albiol, Marselo; Diarra, K. Alonso; K. Ronaldo, Kaka; Raul, Benzema. Trajner: M. Pelegrini

Olimpik Mrsejë 4-4-2: Mandanda; Bonart, Diavara, Hajnce, Taivo; Size, Mbia, Shejru, L. Gonzalez; Niang, Brandao. Trajner: D. Deshamp

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›