E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, ndaj Zyrihut për të harruar Barin

Trajneri Leonardo është shprehur para sfidës së sotme se nuk ndihet aspak i rrezikuar për rezultatet e dobëta të fillimsezonit: “Të gjithë trajnerët janë në një gjendje të tillë, gjatë gjithë sezonit.”

Braziliani do të hedhë në fushë një formacion sulmues, duke iu bazuar deklaratës se Milani është një ekip i ndërtuar për të luajtur në sulm dhe për të kërkuar fitoren në çdo ndeshje.

“Unë e di se cili është formacion më i mirë për momentin dhe do të bazohem tek ai. Nuk kam aspak frikë dhe besoj te fitorja në këtë ndeshje,”- shtoi Leo.

Milani ka fituar 19 nga 24 ndeshjet e fundit në “San Siro” në Ligën e Kampionëve prej vitit 2004 e këtej.

Filipo Inzagi do të jetë përsëri titullar përkrah Patos, me Ronaldinjon nga pas. Sulmuesi italian është vetëm dy gola larg rekordit të Gerd Mylerit për numrin e golave të shënuar në Ligën e Kampionëve dhe ka shënuar 9 gola në 10 ndeshjet e fundit në këtë veprimtari.

Nga ana tjetër, Zyrihu po kalon një formë të dobët në kampionatin zviceran, ku pas dy humbjeve të fundit gjendet 13 pikë larg kryesuesve, kur janë luajtur 11 javë të kampionatit vendas.

Milan – Zyrih (ora 20:45, stadiumi: “San Siro”, gjyqtar: F. Majer (Gjermani)

Formacionet e mundshme:

Milan 4-3-1-2: Storari; Odo, Nesta, Kalaxe, Zambrota; Gatuzo, Pirlo, Flamini; Ronaldinjo; Pato, Inzagi. Trajner: Leonardo

Zyrih 4-5-1: Leoni; Lampi, Roshat, Tihinen, Stahel; Tiko, Agerter, Duriç, Margairaz, Vonlanten; Alfonse. Trajner: B. Shalandes

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›