E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Kristo shpjegon arsyet e arrestimit

"Pasi refuzova të vazhdoj 'bisedimet' me ta, ata filluan me kërcënimet e tyre të sofistikuara", deklaroi Kristo për “Gazetën Shqiptare”. Sipas tij, agjentët e SHISH e kanë pyetur disa herë në hotele të ndryshme në Tiranë dhe në Durrës.

Gjatë kësaj interviste, Kristo ka shpjeguar edhe marrëdhëniet e tij me Komunitetin Mysliman dhe me ish-sekretarin e Përgjithshëm të këtij Komuniteti, Sali Tivari.

 “Nuk shënohet mes meje dhe Komunitetit Musliman asnjë përplasje, unë e respektoj atë si institucion, por nuk preferoj të jem në strukturat e tij. Gjithashtu ju theksoj se, ndonjë ndryshim në ideologjitë fetare, s'do të thotë armiqësi”, tha Kristo.

Ai akuzon policinë për sjellje jo etike. "Në momentin e arrestimit isha duke u falur dhe policët donin të më shkëpusnin", theksoi  besimtari musliman, duke shtuar se videoja e tij nuk përmban asnjë thirrje terroriste.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›