E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana, më afër largimit nga Marseja

• Marseja humbi 1-0 në fushën e saj të shtunën kundër Soshosë dhe tani është gjashtë pikë larg vendit të tretë që do t’i garantonte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Kjo mund të jetë një arsye më shumë që kapiteni i kësaj skuadre, Lorik Cana të largohet gjatë merkatos së verës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka thënë vazhdimisht se pjesëmarrja në Champions është një nga kërkesat e tij dhe nëse Marseja nuk do ta arrijë këtë objektiv, atëherë lojtari ka shumë gjasa që të kërkojë largimin. Ndërkaq edhe në median franceze kanë filluar të qarkullojnë gjithnjë e më tepër zërat për një largim të mundshëm të 24-vjeçarit në fund të këtij sezoni. Sipas uebsajtit “maxifoot.fr”, Marseja do ta ketë të vështirë të mbajë kapitenin e saj në skuadër, nëse nuk arrin vendin e tretë. Vetë futbollisti ka thënë se është i bindur se skuadra e tij do t’ia dalë mbanë, pasi janë edhe tetë ndeshje për t’u luajtur. “Humbëm në mënyrë të padrejtë sepse garën e kontrolluam ne, por e patëm të vështirë të shënonim”, ka thënë Cana pas humbjes. Për Canën interesohen Arsenali, Çelsi, Evertoni, Roma dhe Napoli. UkrainëPlot 90 minuta ka luajtur Debatik Curri kundër skuadrës së Çernomores. Vorskla e fitoi ndeshjen 2-0, ndërsa edhe Armend Dallku luajti gjatë gjithë takimit. Edhe portieri Isli Hidi e mesfushori Dorian Bylykbashi kanë luajtur nga 90 minuta për Krivbasin që humbi 3-0 nga Dinamo e Kievit, të dielën në javën e 22-të të Kategorisë së Parë të Ukrainës. Dy shqiptarët e tjerë të Krivbasit, Henri Ndreka e Ervin Bulku takimin e ndoqën nga stoli. Trajneri Ari Han pritet të vëzhgojë nga afër futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Ukrainë. “Jam i kënaqur për interesimin e Ari Hanit. Ai do të kishte pasur mundësi që të na shihte në dy ndeshjet miqësore që do të luheshin në mars, por për fat të keq ato nuk u zhvilluan – ka thënë Debatik Curri -. Gjithsesi ai do të jetë i mirëpritur dhe shpresoj që tekniku të mbetet i kënaqur nga lojtarët që aktivizohen në Ukrainë”. GjermaniSulmuesit Njazi Kuqi e Ardian Gjokaj dhe mesfushori ofensiv Fatmir Vata janë paraqitur luajtën si titullarë në ndeshjen që Koblezni fitoi me rezultat 3-1 kundër Mynh 1860. Takimi që u luajt dje ishte i vlefshëm për javën 25 të Bundesligës 2 dhe u zhvillua. Vata u zëvendësua në minutën e 71, Kuqi në minutën e 85, ndërsa Gjokaj luajti tërë ndeshjen.Semina, infarkt në fushën e lojëSKlodian Semina, mbrojtësi shqiptar që aktivizohet te bullgarët e Belasicës, ka rrezikuar seriozisht jetën teksa ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës. Ka qenë ndeshja Belasica-Liteks 0-4 që u luajt të shtunën. Në minutën e 73-të të takimit, Semina ka rënë pa ndjenja në tokë dhe sipas mjekëve, zemra e tij është ndalur për rreth një minutë. Sipas lajmit të albaniasoccer.com, lojtari është jashtë rrezikut për jetën aktualisht. Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Klodian Semina, u transferua te skuadra bullgare në fund të merkatos së janarit dhe nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me këtë klub.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›