E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardian Paci,me film të ri në Stokholm

• Artisti i njohur shqiptar Ardian Paci mbërrin në Stokholm.Një film është vepra për të cilën ka punuar për shumë kohë dhe tani po përjeton suksesin e premierës në Suedi. Vepra më e fundit e artistit nga Shkodra, të cilin e ka titulluar “Per speculum”, do të jepet në Bonniers Konsthall, ku do të qëndrojë deri më 18 maj. Kjo vepër e artistit shqiptar, i cili ka vite që jeton në Itali, është një realizim vizual pastoral, në të cilën pika kryesore janë disa fëmijë që luajnë me pasqyra, llastiqe dhe reflektimet e diellit. Është një film me metrazh të shkurtër që zgjat vetëm shtatë minuta, por në të paraqet peizazhe idilike që më shumë kujtojnë përrallat se sa realitetin. “Kamera bën lëvizje të shpejta panoramike mbi ca peizazhe të valëvitura për t’u fokusuar pastaj mbi një grup fëmijësh të veshur me rroba moderne. Kur zmadhohet imazhi, shihet se kjo pamje e fëmijëve është e rrethuar në kallëpin e një pasqyre të madhe. Aty ata janë të kapur me syrin e kamerës dhe nga refleksioni i pasqyrës”, shkruan “Ekspresi” i Kosovës për këtë vepër të Ardian Pacit. Filmi si një pasqyrëAjo çka përbën subjektin e filmit është një lojë fëmijësh, një djalosh që kap llastikun dhe me të krijon një fotografi, në të cilën tregohet se si prishet xhami i pasqyrës. Peizazhi i zhvilluar prapa pasqyrës tregon fëmijët, sikurse pamja në fotografi, janë zënë në reprezentimin e realitetit. Një mënyrë e thjeshtë e përkthimit të “Per Speculum”, do të thotë “nga mënyra e pasqyrës”. Filmi alegorik përmban referenca religjioze mbi historinë e artit dhe të filmit artistik. Ndërkohë në fund të filmit, bazuar në të njëjtin shkrim të gazetës së Kosovës, shihen fëmijët duke u ngjitur nëpër degë, lart në drurë. “Ata mbajnë copa të thyera të xhamit të pasqyrës në duar, drejt kamerës, dhe na verbërojnë me reflektimet e diellit. Druri paraqet një simbol të lashtë biblik, i cili përdorej në art, që nga Mesjeta. Titulli i filmit aludon në Letrën e parë Korintasëve të njërit nga predikuesit e krishterimit, Shën Palit, në Dhjatën e Re”, shkruhet në të. Filmbërësi italian, Paolo Pasolini dhe Adrian Paci janë të interesuar për simbolet e shenjta, e veçanërisht ato që njihen, pikturat, ikonat etj. Ndërkohë fëmijët e përfshirë në filmin “Per Speculum” shfaqen mjaft të ngjashëm me skicat e kahershme të artistëve, në filmat si të Pasolinit (Decameroni, 1971) si dhe “Ungjilli sipas Matheut” 1964, filma këta të cilët faktikisht rrjedhin nga Bibla. Filmi është realizuar në Milton Keynes në Britani dhe është xhiruar me projektor 35 milimetërsh. “Per Speculum” ka shfaqur premierën në 13 mars në Bonniers Konsthall, por gjatë këtyre kohëve është shoqëruar me mjaft suksese dhe duartrokitje.Artisti në muzetë e pikturëSPër dy muaj Paci do të gjendet në Suedi, por ky prezantim i artistit të njohur shqiptar të lindur në Shkodër, i cili jeton në Milano prej shumë vjetësh, vjen pas një numri të madh ekspozitash personale dhe kolektive rreth e përqark botës. Piktori ka qenë pjesëmarrës edhe në “Brussels Art Biennial 2007”, pastaj në “Moderna Museet” në vitin 2005 apo edhe i Bienales se Venedikut në të njëjtin vit. Ndërkohë këtë verë është menduar që veprat e tij të shihen edhe në “Kunstverein Hanover” si dhe në një prej muzeve më të njohur dhe prestigjioz të artit bashkëkohor në botë, në “Tate Modern” të Londrës. Ardian Paci është fitues i çmimit kombëtar italian “Pino Pascali”, që filloi së funksionuari në vitin 1969, në vitin kur edhe ka lindur artisti shkodran. Ky çmim ishte ngritur nga prindërit e artistit Pino Pascali, Franco e Lucia Pascali, për të nderuar kujtimin e të birit, të zhdukur në kulmin e krijimtarisë artistike. Çmimi përmbante në vete një shumë të hollash dhe organizimin e një ekspozite për fituesin, i cili mund të ishte një kritik arti, ose një artist bashkëkohor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›