E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani kap Dinamon në krye

• Nga kërcënimi për bojkot në triumf. Partizani kthen përmbys gjithçka në “Niko Dovana”, duke shpalosur hapur ambiciet për titullin kampion.Të besuarit e Hasan Likës e kanë shfrytëzuar në maksimum “mbytjen e nëndetëses blu” në gjirin e Shëngjinit dhe kanë arritur me pikë dinamovitët në renditje. Përmes një takimi dramatik dhe plot emocione kryeqytetasit kanë ndërprerë serinë e ndeshjeve pozitive të Teutës së Kristaq Miles, duke i shkaktuar Teutës një humbje të rëndë në shtëpi. Ndonëse ekipi bregdetar ka kaluar i pari në avantazh, nuk ka ditur të administrojë. Golit të minutës së 40-të, me firmën e Vangjel Miles, miqtë i janë përgjigjur dy herë me anë të Abilaliajt, i cili ka vulosur njëkohësisht edhe një dygolësh personal me vlerë prej tri pikësh. Ndër rezultatet e tjera të ndeshjeve të javës së 24-t që u luajtën dje, për t’u veçuar fitorja e Vllaznisë në transfertë kundër Kastriotit. Ndërsa ka humbur minimalisht Tirana në Peqin përballë Shkumbinit. Gjithashtu, suksese të rëndësishme për Elbasanin ndaj Skënderbeut dhe Flamurtarin kundër Besës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›