“Maqedonia do të na njohë shumë shpejt”
• Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit të Maqedonisë do të ndodhë shumë shpejtë, pasi këto dy vende konsiderohen si partnerë strategjikë.Duke komentuar marrëdhëniet me shtetin maqedonas, Sejdiu u shpreh se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për marrëdhënie të mira me Shkupin zyrtar. Ndërsa, sa i përket demarkacionit të kufirit mes dy vendeve, Sejdiu u shpreh se nuk pret probleme për këtë çështje. Presidenti i Kosovës është shprehur dje edhe mbi përvjetorin e sulmeve të NATO-s kundër forcave serbe.