E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana, mes 10 blerjeve me te goditura te Premier Liges

Ne Angli, kur Premier Liga ka mbyllur pjesen e pare, Lorik Cana ben pjese mes 10 blerjeve me te mira te Premier Liges. Futbollisti i kombetares sone kaloi te Sandelendi dhe mban aktualisht shiritin e kapitenit, por kane mjaftuar pak ndeshje qe ai te shkelqeje dhe vleresohet si nje nder nderhyrjet me te mira ne merkaton e kaluar. Veren e kaluar, Mancester Siti, shpenzoi 100 milione sterlina ose me shume se kater ekipet e para te Premier Liges, por jo gjithmone nderhyrjet ne merkato jane te goditura. Merkatoja e dimrit eshte hapur, nderkohe qe pas veprimeve ne veren e kaluar 10 emrat qe spikasin aktualisht ne Premier Lige jane:

10 - Dinijar Bilajaletdinov (nga L. Moskes kaloi te Evertoni) 12ndeshje, 3 gola.
Lojtari qe mban nje emer te veshtire per t'u shqiptuar dhe njekohesisht per t'u kujtuar, ka mundur qe te dallohet me shume se te tjeret ne ekipin e tij, gjate pjeses se pare te ketij sezoni. Bilayaletdinov fitoi zemrat e tifozeve ne nje kohe te shkurter. Ne ndeshjen debutuese, mesfushori dha dy asiste ne fitoren 4-0 ne Evropa Lige. Rusi ka shfaqur fuqine e duhur ne sulm, duke shenuar 3 gola ne 12 ndeshje, por ka dhene kontribut te cmuar ne kohe duke mbajtur mbi supe peshen kryesore.

9 - Kevin Doili (nga Riding kaloi te Uolves) 16 ndeshje, 5 gola
Ai eshte njeriu i duhur i sulmit, sepse Uolves kur ka pasur nevoje per gol, Doili ka qene prezent. Uolves u ngjit nga Premiership dhe lojtari pati shenuar plot 25 gola, per nje sezon te tere tek Riding. Do te ishte e veshtire qe ai te ruante te njejtin ritem ne Premier Lige, por Doili ia ka dale mbane. Ia vlejti shuma prej 6.5 milione sterlinave, qe u pagua per kartonin e tij. Vlera e kartonit te Doilit, pothuajse eshte dyfishuar me ndeshjet dhe lojen qe ka zhvilluar deri tani ne Premier Lige.

8 - Xho Hart (nga Mancester Siti kaloi te Birmingemi) 20 ndeshje, 0 gola.
Birmingham Siti mund te konsiderohet ekipi me i suksesshem i ketij sezoni, pasi ka ecur kunder parashikimeve, duke u ngjitur mes ekipeve te para. Ata kane pesuar vetem 19 gola, ne 21 ndeshjet e para. Portieri i Birmingemit ka merite te vecante ne kete drejtim. Portieri ka treguar nje performance heroike, duke ndalur sulmet e Mancester Junajtid dhe Celsit. Nderkohe Mancester Siti eshte mundur ne fushe te Birmingemit. Aktualisht eshte portieri me ne forme ne Premier Lige.

7 - Ivan Klasnic (nga Nanta kaloi te Boltoni) 13 ndeshje, 6 gola.
Ivan Klasnic qendroi nje vit larg fushes se futbollit, pas demtimit qe pesoi kur luante me Verder Bremenin. Me nje histori tjeter pas rikthimit ne fushe, Klasnic eshte duke shenuar rregullisht dhe eshte nder shenuesit me te mire ne Evrope. Ai eshte shnderruar ne lojtarin me te preferuar te Premier Liges. Tifozet e Boltonit dukeshin jo pak entuziaste, pas 5 golave qe ai shenoi ne 8 ndeshje.

6 - Lorik Cana (nga Olimpik i Marsejes kaloi te Sanderlendi) 13 ndeshje, 0 gola.
Lojtari i kombetares shqiptare, Lorik Cana kaloi ne radhet e Sanderlendit gjate merkatos se veres dhe me kater muajt e pare jep pershtypje, sikur ka qene gjithmone me kete skuader. Cana dhe tifozet jane familjarizuar aq shume, sa 26-vjecarit iu dha me te shpejte nga trajneri Brus shiriti i kapitenit. Cana fitoi reputacion ne kohe rekord, pasi ka luajtur shkelqyeshem ne mbrojtje dhe ne mesfushe per ekipin e tij. Ndaj Arsenalit ai zhvilloi nje nga ndeshjet me te mira, duke kontrolluar mesfushen ne te gjitha drejtimet. Ish -lojtari i Olimpikut te Marsejes, ishte po aq i rendesishem edhe per francezet.

5-Antonio Valencia (nga Vigani kaloi te Mancester Junajtid) 19 ndeshje, 5 gola.
Kur Kristiano Ronaldo u largua tek Reali i Madridit, per shkak te parave te shumta, shume tifoze te ekipit ishin pesimiste se me Valencian thjesht eshte gjetur nje emer modest, per te qene pjese e ekipit. Por me kalimin e diteve, Antonio Valencia ka njohur rritje te dukshme dhe ekuadoriani, aktualisht po kalon momentet me te mira te karrieres se tij. I zoti, per te shenuar gola dhe me nje performance te larte ne "Champions", Valencia per tifozet e Mancesterit konsiderohet blerja e duhur, po aq e vlefshme sa edhe e Nanit.

4-Gareth Berri (nga Aston Vila kaloi te Mancester Siti) 16 ndeshje, 1 gol.
Largimi i tij nga Aston Vila deshperoi tifozet qe nuk u pajtuan asnjehere. Berri fitoi zemrat e tifozeve dhe i falenderoi publikisht ata, per mbeshtetjen qe i dhane gjate gjithe viteve te karrieres. Ai u bashkua me Mancester Sitin dhe aktualisht arrin qe te zoteroje mesfushen, me lojen e mire. Berri ka kontribuar duke dhene kater asiste per gol kete sezon dhe ka shkruar emrin e tij ne listen e Fabio Kapelos, per ekipin qe do te marre pjese ne finalet e Kupes se Botes.

3 Darren Bent (Nga Totenhem kaloi te Sanderlendi) 20 ndeshje, 13 gola
Darren Bent eshte njeriu qe shenon per te qene i lumtur dhe koha po tregon se ai eshte lojtari i duhur per te marre pjese ne sulmin e kombetares se tij, per finalet e Kupes se Botes. Bent shenoi brenda 5 minutave loje, pas kalimit ne radhet e Sanderlendit ne ndeshjen debutuese ndaj Boltonit ne ndeshjen e pare te Premier Liges. Ai shenoi shtate gola, ne 10 ndeshjet e para te Premier Liges. Ish-lojtari i Totenhemit dhe Carltoni i madh kane treguar te njejten aftesi ne lojen ne ajer.

2-Karlos Tevez (nga Mancester Junajtid te Mancester Siti) 18 ndeshje, 9 gola.
Megjithese nuk eshte me aq i forte, si ne ditet e tij me te mira kur luante ne Ameriken e Jugut, Karlos Tevez eshte tipi i lojtarit qe nuk mund te ndihmohet, por thjesht nese e do, jepi shansin qe te luaje ne fushe. Lojtari luan duke qeshur ne fushe dhe punon shume per ekipin. Eshte gje e bukur te shohesh Tevezin kur luan ne fushe, me Mancester Sitin. 25- vjecari eshte nje lojtar efektiv ne fushe dhe vrapon shume. Rezultatet flasin per te. Ka shenuar tete gola, ne 8 ndeshje.

1-Tomas Vermalen (Nga Ajaksi kaloi te Arsenali) 20 ndeshje, 4 gola
Gjate veres, Arsen Venger demonstroi se eshte i afte te afroje talentet e vertete te futbollit. Me blerjen e 24-vjecarit belg Tomas Vermaelen, nga kampionati holandez, trajneri francez kreu goditjen e duhur per ekipin e tij dhe per Premier Ligen. Vermalen ka blinduar mbrojtjen dhe duket i pakalueshem, ku ka gjetur edhe eksperiencen e Galas. Dyshja e mbrojtjes se Arsenalit vecohen, ku Vermalen njeh nje numer te pakte te gabimeve dhe mban firmen e sigurise se repartit mbrojtes te Arsenalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›