E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Talente ka plot ne Shqiperi

Aranit Muraci
"Shqiperia ka disa lojtare premtues dhe te talentuar", - keto ishin fjalet e para qe vuri ne dukje trajneri i kombetares sone, Josip Kuzhe pas kthimit nga Turqia dhe entuziazmi i tij ishte i dukshem nga fillimi dhe deri ne fund te konferences per shtyp, qe dha dje per pershtypjet rreth pergatitores se Antalias. Trajneri kroat i kombetares sone foli per rreth 30 minuta mbi gjendjen e futbollisteve tane, qe synojne te veshin fanellen e ekipi kombetar ne vigjilje te "Euro 2012". Pasi u njoh me nje pjese te mire te lojtareve te rinj dhe te perspektives, Kuzhe theksoi me besim te plote, se projekti qe ka marre persiper per te realizuar suksesin e ekipit tone kombetar ne eliminatoret e radhes eshte i realizueshem. Kuzhe ndonese nuk permendi ne asnje cast ndeshjet eliminatore te "Euro 2012",-tha se lojtaret e rinj qe do t'iu bashkohen ne te ardhmen futbollisteve me eksperience, pritet te formojne nje grup premtues, me te cilet ai shpreson se do t'i realizoje synimet qe ka marre persiper, pas besimin qe mori per te drejtuar kuqezinjte. Konfirmohet se testet e muajve te radhes, gjate miqesoreve qe do te luaje ekipi yne kombetar, do te vene "vulen" perfundimtare per disa futbolliste qe pas "zborit" te Antalias e kane te sigurt emrin e tyre ne listen e ekipit kombetar. Trajneri Josip Kuzhe tha se tre deri ne kater lojtare do te jene shume shpejt, edhe ne formacionin baze. Rreth 20 lojtare, kryesisht nga kampionati shqiptar, zhvilluan nje faze pergatitore dhe dy ndeshje miqesore ne Turqi, nen drejtimin e Kuzhe, per te bindur kete te fundit qe t'i ftoje me tej ne ekipin kombetar. Pas perfundimit te "zborit", kroati i kuqezinjve deklaroi se ne te ardhmen disa do te jene pjese e ekipit kombetar, por do te kalojne edhe nga nje test gjate miqesoreve te ardhshme, para se te veshin fanellen kuqezi. "Jam i kenaqur me gjendjen e pergjithshme te lojtareve shqiptare, qe synojne te veshin fanellen e ekipit kombetar, - theksoi trajneri Josip Kuzhe - dua te vecoj dhe besoj, se do te jene te gatshem per te luajtur me ekipin kombetar, lojtare, qe i kam pasur edhe me pare ne ekip, si Lila, Bakaj dhe Vila. Keta tre futbolliste bene diferencen gjate nje jave pergatitje, ne Turqi". Kuzhe theksoi se rezultatet e dy ndeshjeve miqesore nuk kishin asnje rendesi per ekipin dhe theksoi se ne rast se miqesorja e pare ndaj nje ekipi te forte turk, si Adonospori do te luhej sot, ekipi shqiptar mund te kishte fituar. "Miqesorja e pare u zhvillua vetem dy dite pas mberritjes dhe lojtaret nuk kishin luajtur bashke. Por ndaj nje ekipi te forte, si Adonospori, nese lojtaret e grumbulluar do te luanin nje jave pasi u sterviten se bashku, jam i sigurt se do te kishin fituar. Edhe per ndeshjen e dyte miqesore mund te them te njejten gje. Por rezultatet e ndeshjeve miqesore nuk kishin asnje rendesi per mua. Me interesonte me shume qe te njihesha me gjendjen e secilit prej lojtareve qe kisha ne grumbullim dhe ne pergjithesi jam i kenaqur", - u shprehet Kuzhe.

Andi Lila
Vendlindja: Kavaje
Ditelindja: 12. 02. 1986
Gjatesia: 1, 82
Roli: Mbrojtes
Ndeshje me Kombetaren: 9
Debutimi: 21. 11. 2007
Ekipi aktual: Tirana

Elis Bakaj
Vendlindja: Tirane
Ditelindja: 25 qershor 1987
Gjatesia: 175 cm
Pozicioni: Mesfushor, (tipare sulmuese)
Debutimi ne Kombetare: 21 Nentor 2007
Ndeshje me Kombetaren: 3
Ekipi aktual: Dinamo

Emiliano Vila
Vendlindja: Durres
Ditelindja: 12 mars 1987
Gjatesia: 1.85-m
Pozicioni: Sulmues
Debutimi me Kombetaren: 12.05.2008
Ndeshje me Kombetaren: 2
Ekipi aktual: Dinamo (pritet zyrtarizimi)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›