E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferrara: Nuk i trembem shkarkimit

Trajneri i Juventusit, Cirro Ferrara theksoi se nuk eshte i shqetesuar se do te humbe vendin e punes ne "Stadio Delle Alpi", pavaresisht disfates se pesuar me ekipin e Milanit, ne ndeshjen e fundit. Bardhezinjte pesuan humbjen e trete, pas kater ndeshjeve te fundit te Seria A. Titulli duket edhe me pak i realizueshem tani qe diferenca me Interin, qe eshte ne krye te klasifikimit, ka shkuar ne 12 pike. Ciro Ferrara theksoi: - "Nuk e ndjej se puna ime eshte aktualisht ne rrezik. Jam i fokusuar plotesisht ne ate qe ne duhet te bejme, me qellim qe te ndryshojme prirjet negative. Une do te pranoj vendimet e klubit, por nuk do te largohem asnjehere me deshire. Kjo eshte nje periudhe shume e veshtire per ekipin tone", - theksoi trajneri i Juves, Ferrara. Juventus ka pesuar nente gola ne kater ndeshjet e fundit dhe Ferrara shprehet ne bindje te plote se situata do te kaloje. "Na perket neve qe te ndryshojme gjerat dhe t'i kthejme ato ne drejtimin e duhur. Aktualisht jemi te goditur te gjithe nga trishtimi. Une dua te rikrijoj shpirtin qe na karakterizoj ne fillim te sezonit," - shtoi Ciro Ferrara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›