Goditja e internetit nga Kina po vazhdon
Nga "Wall Street Journal"
Interneti e ka bere me te lehte punen per disidentet, por Pekini tash propozon bllokimin e qasjes ne faqe te internetit, qe nuk jane te regjistruara dhe te miratuara nga qeveria. Ne vitin 1968, Nikolla Caushesku e kishte bere krim qe denohet me vdekje per secilin qe ne Rumani ka makine shkrimi, e cila nuk eshte e regjistruar. Kur letrat anonime, ne te cilen kritikohej diktatori, ishin zene ne rrugen e tyre per ne Radion Evropa e Lire, Caushesku kishte urdheruar mostra te doreshkrimit nga te gjithe rumunet, ne menyre qe pastaj ekspertet t'i zbulonin autoret. Caushesku ia doli te kontrolloje vendin deri ne vitin 1989, kur komunizmi ne Evropen lindore u shkaterrua dhe ai u ekzekutua. Qeverite autoritare tash duhet te bejne shume me teper pune, sesa t'i regjistrojne makinat e shkrimit dhe ta monitorojne posten. Tash, ato po bejne perpjekje me te medha ne kete drejtim, per shkak se teknologjite digjitale kane bere shume per fjalen e lire.
Kina po e ben ate qe po mundet per te na perkujtuar se kjo teknologji po ashtu mund te jete mjet i shtypjes, derisa Pekini ka paraqitur riperkushtim per censure ne pjesen me te madhe te internetit ne kete vend. Vitin e kaluar, autoritetet kishin kerkuar qe prodhuesit e kompjutereve te instalonin softuerin e ashtuquajtur "Green Dam" ne cdo kompjuter qe shitej ne Kine, i cili do te mund te bllokonte faqe problematike dhe religjioze. Por, rregullativa lidhur me kete ceshtje eshte ne pritje.
Edhe pa censuren me kete softuer, Kina ia doli te bllokoje qasjen e plote ne internet. Te henen e kaluar, shfrytezuesit e internetit ishin te befasuar pasi nuk mund t'i hapnin faqet, sic jane: Facebook, Twitter dhe YouTube. Pas disa oresh, keto faqe u kthyen perseri, por kjo ishte nje perkujtim se mbajtja e kontrollit ndaj 300 milione kinezeve qe e perdorin internetin, kerkon vigjilence. Kina nuk e fsheh perkushtimin e saj per censure. Ministri per Sigurine Publike shkroi per rendesine e kontrollit ne nje gazete te Partise Komuniste, Kuishi. "Interneti eshte bere nje mjet i rendesishem per forcat anti-kineze, per angazhim ne infiltrim dhe sabotazh", pati shkruar ky minister, duke kerkuar politika qe sigurojne "udhezime korrekte te opinionit te internetit".
Disidenti me i njohur i Kines, Liu Ksiaobo, i cili eshte denuar me 11 vjet burg per subverzion nga roli i tij ne organizimin e fushates se nenshkrimeve te manifestit "Karta 08", e krijuar sipas modelit cekosllovak "Karta 77", ka bere thirrje per shprehje te lire, te drejta te njeriut dhe sundim te ligjit. Prejse Liu Ksiaobo ishte burgosur, ne fund te vitit 2008, kete karte e kane nenshkruar me se 10 mije njerez ne Kine. Nenshkrimi eshte bere edhe online ne internet. Ne nje shkrim te tij, para burgosjes, zoti Liu kishte theksuar ceshtjen se sa e veshtire ishte qe para internetit te organizoheshin perpjekjet e ketilla. "Interneti eshte dhurate e zotit per Kinen", kishte thene ai. Njeheresh, censura e internetit nga cdo qeveri eshte e veshtire. Por, sic po tregon Kina, edhe kjo mund te behet.