E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llumnica kampion veror me Asyriska

Ish- lojtari i Prishtines, Xhevdet Llumnica qe luan me Assyriska Foringen ka dal Kampion Veror i liges se trete suedeze. Ai për ekipin e ri shprehet: " Per momentin , jam shumë i kënaqur ne Asyriska. Si ne lojë, ashtu edhe në jetën private. Kontrata ime zgjat dy vjet dhe kushtet janë shumë të mira. Kur dihet , se Asyriska është pjesë e ekipeve elite ne futbollin suedez. Këtë e tregon vet fakti , se para dy vitesh ka qenë ne allsvenska . " Ai deri me tani ka shënuar 9 gola dhe shansat janë të mira që te kalojne ne ligen e dytë. Poashtu, ai për momentin është nën vezhgimin e disa menagjereve te Liges se parë suedeze dhe mund te ndodh qe se shpejti të rikthehet në eliten suedeze. Ku, ai me mjaft suksese luajti ne ekipin e Kalmar FF.

Sami Bacaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›