E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana në mision bamirësie, ndërton një shkollë në Tetovë



Futbollisti shqiptar i kalibrit botëror Lorik Cana, të premten që kaloi ka qëndruar për një vizitë në qytetin e Tetovës. Ai me këtë rast ka vizituar edhe kompaninë “Renova”, ku është pritur edhe nga vetë pronari, Shefki Idrizi. Cana gjatë qëndrimit në “Renova” ka përkrahur idenë e pronarëve të kësaj kompanie për realizimin e një ndeshje miqësore me qëllime humanitare, ku ai do të veshë edhe fanellën e klubit futbollistik me po të njëjtin emër “Renova”. Kjo është hera e parë që kapiteni i Kombëtares shqiptare viziton Tetovën. Ai është pritur miqësisht nga tifozët tetovarë, duke transmetuar frymën e miqësisë dhe pasionin e madh të lojës së futbollit. Pas shumë takimeve, Cana është pritur edhe nga kryetari i komunës së Tetovës, ku mes të tjerave kanë biseduar edhe për ndihmën që mund të japë fubollisti në ndërtimin e ndërtesës së re të gjimnazit të Tetovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›