Identiteti kombëtar dhe globalizmi
Ndriçim Kulla
Në këtë “mare magnum” që globalizmi dhe përshpejtimi i ritmit të ndryshime dhe epokave kanë arritur të formësojnë, është shumë e rëndësishme të mos e humbasim orientimin. Anija jonë e identitetit dhe kulturës nuk duhet ta humbasë busullën, edhe pse pështjellim dhe turbulencë akoma dhe më e shpeshtë do të karakterizojë kohën tonë. Nuk duhet të dalim kundër rrymës, pasi nuk mundemi, por edhe s’duhet ta lëmë veten “të na marrë rrjedha”. Për këtë qëllim, nëse do të kishim për zemër fatet e kulturës shqiptare dhe fatet e edukimit të bijve tanë, së pari do të duhej të bënim një “lexim edukativ”, informues, tendencë-zhbirues, të epokës globale ku jetojmë. Ndaj, kthehet në një rëndësi strategjike fakti që të kuptohet sa më mirë e nga një numër sa më i madh individësh se çfarë është globalizimi, aq më tepër se shumica e njerëzve mendojnë se ai është vetëm e vetëm një treg global, vetëm e vetëm një intensifikim i shkëmbimeve financiare.
Mirëpo kjo është e gabuar. Globalizimi është shumë më tepër sesa një treg botëror i qarkullimit të parave. Ai nuk udhëhiqet vetëm nga arsye kryesisht ekonomike. Rrënja dhe forca e tij udhëheqëse është ekspansioni i sistemeve komunikuese përreth botës. Duhet ta nisim nga qasjet filozofiko-sociologjike që të kuptojmë se ç’vlera kanë ndryshuar ose tjetërsuar, si psh. shteti-komb, apo koncepti i të drejtave të njeriut dhe të tregut, në rrafshin global të “kuvendimit” të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme. Kësisoj, një lexim “edukativ” i këtij procesi të ri historik, ekonomik dhe social do të ishte i volitshëm të mos e spikaste atë si një fakt tërësisht pozitiv apo tërësisht negativ. Ndaj, duket më se i nevojshëm dhe urgjent angazhimi në një proces gjykimi, hulumtimi, në një analizë kritike a në një studim të plotë e të vërtetë të tij, në tërë aspektet përbërëse. Mund ta nisim, për shembull duke kërkuar se cilat janë efektet e tij pozitive dhe negative; më tej, duhet të verifikojmë se ku po na shpie ky globalizim dhe se si po konfigurohen skenarët e rinj të së ardhmes. E, në fund, do të ishte shumë e dobishme të përcaktoheshin resurset njerëzore dhe kulturore, që mund të na ndihmojnë në këtë fazë të rëndësishme historike “për t’iu qëndruar” tendencave homologjizuese të globalizimit. Pra, kërkohet një lexim “edukativ”, që t’i mëshojë si mosdemonizimit të globalizmit, ashtu edhe mosrënies në manikeizëm; por, përkundrazi, për t’i edukuar njerëzit që, para së gjithash ta njohin, ta kuptojnë e ta analizojnë atë në një perspektivë jo vetëm ekonomike, por edhe etike e antropologjike.
Për të gjitha këto arsye, debati mbi “proceset e globalizimit” dhe “konsekuencat” e tyre për individin është sot një nga temat më konstante të refleksionit shkencor-social e filozofik botëror. Rihapja e tij edhe tek ne, në raport me identitetin e shoqërisë sonë do të na japë drejtimin për kah duhet të shkojmë. Por në këtë rrugë, patjetër që na duhet të kemi yjet tanë polarë, etërit tanë themelues, që do të na shërbejnë si udhërrëfyes. Jo vetëm në kuptimin metaforik apo retorik për disa të tjerë, por në kuptimin e thellë të rikthimit tek vlerat dhe mësimet e tyre. Janë një sërë “profilesh” që mund të na paraqiten si shembuj për të ilustruar këtë urgjencë dhe për të na formësuar këtë bindje e këto profile autorësh ne duhet t’i promovojmë si pikënisje në qasjen tonë ndaj kulturës globale.
Pas kësaj, të pasuruar në këtë taban pjellor kulture ne lipset të projektojmë gjithë konturin ku duhet të shtrihet edukimi dhe arsimimi shqiptar. E pikërisht pse besojmë se një rrugë e tillë është e gjatë, e mundimshme, kërkojmë edhe kuvendimin e shesh-peshimin e mendimeve të të gjithëve, për të hedhur themelin nga ku duhet të lartohet së pari ngrehina e shkollës dhe edukimit shqiptar të brezit të ri në epokën globale. “globalizim” (globalization, globalisierung) nuk do të thotë aspak marrje në konsideratë e ekzistencës së një hapësire globale, në të cilën nuk ka më qendra të përcaktuara njëherë e përgjithmonë, por një proces në vazhdim, për të cilin toka po transformohet në një glob. Ja pse nuk është e rastësishme që një term i tillë e pati “gjenezën” e vet në ambientin e shkencave shoqërore perëndimore, atëherë kur ato u gjendën përballë një realiteti, në të cilin Perëndimi nuk mund të quhej më në mënyrë legjitime dhe nga pikëpamja teorike qendra e botës. Ja pse në Perëndim e, në radhë të parë nga ana e intelektualëve brenda dhe jashtë ambienteve akademike, u zgjodh ky term, për të nënvizuar faktin se të globalizosh do të thotë “ta bësh diçka globale”, jo të pranosh faktin se ajo është globale në vetvete. Në librin e tij, të kthyer tashmë në klasik, “ç’është globalizimi” (1997), Ulrich Beck, sociologu më i madh europian mbi këtë temë, pohon se globalizimi, në tërësinë e vet paraqitet si një proces në vazhdim të të cilit shtetet nacionale dhe sovraniteti i tyre kushtëzohen dhe lidhen në mënyrë të tërthortë nga aktorët ndërnacionalë, nga format e pushtetit, nga orientimet, identiteti dhe rrjetet e tyre… Në këtë kuptim, “specifika e globalizimit sot (e sigurisht edhe në të ardhmen) konsiston në shtrirjen, densitetin dhe stabilitetin, të spikatura empirikisht të rrjeteve, të lidhjeve reciproke rajonale-globale e të vetëpërcaktimit të tyre masmedior, ashtu si edhe të hapësirave sociale e të flukseve të tyre të imazhit në nivel kulturor, politik, financiar, ushtarak dhe ekonomik…”.
Ndonëse përvijohet një ide e përgjithshme se era globale do t’i shkrijë kufijtë dhe dallimet midis kombeve, kulturave, njëlloj si tregjet dhe monedhat, është pikërisht e kundërta ajo që na mësojnë mendimtarët modernë. Identitetet kulturore në kushtet e globalitetit, nëse janë të forta e të thellë-rrënjosura, e veçanërisht nëse arrijnë të kultivohen, spikasin dhe kanë shumë më tepër mundësi të dalin në pah, se sa më parë. Shqipëria, qoftë me historinë, kulturën fetare, juridiko-zakonore, me krijuesit dhe heronjtë e saj, i ka të gjitha mundësitë ta lulëzojë identitetin e vet të spikatur edhe në këtë epokë të ‘fluiditetit” të shumë gjërave.
Ja, bazuar në këto katër ide-ngulitje kryesore, të cilave mund t’u korrespondojë nga një debat i veçantë, duhet ndërtuar edhe struktura atij debati mbi identitetin kombëtar dhe globalizmin, me dëshirën dhe shpresën që të jetë i dobishëm qoftë për faktorët kulturë-formues të shkollës, edukimit dhe shoqërisë sonë, por edhe për faktorët politikë-bërës të kulturës, arsimit dhe identitetit tonë kombëtar.