Genta Ismajli pas ndarjes nga Miloti, në publik me një djalë tjetër
Pas ndarjes me Milotin me të cilin kishte katër vite lidhje dhe bashkëjetesë, Genta duket se punët e saj të cilat më parë ia menaxhonte ai, por edhe jetën private, e ka drejtuar vetë. Përveç këngëve dhe klipeve të reja ku dihet që Genta arrin gjithmonë të tërheqë vemendjen, pjesëmarrja e saj në “Dansig with the stars” ishte gjithashtu një sukses i madh dhe një afrim me publikun shqiptar. Por për jetën e saj private nuk kishim marrë vesh asnjë të re. Por ja ku na vjen kjo foto e realizuar nga paparaci ynë, pak ditë më parë, ku në promovimin e albumit të ri të Bleros, Genta është shoqëruar nga ky djalosh shumë simpatik që po shihni në foto. Nuk e dimë se kush është por presim të mësojmë më shumë në ditët në vazhdim se çfarë lidhje ka këngëtarja me të.