E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana në shenjestrën e skuadrave gjermane

Lorik Cana është vënë ditët e fundit edhe në shenjestrën e skuadrës së Hamburgut në kampionatin gjerman. Mediat e këtij vendi publikojnë se Hamburgu është mjaft i interesuar për të marrë shërbimet e lojtarit kosovar që luan aktualisht me Olimpikun e Marsejës në Francë.

Lorik Cana kohët e fundit është kërkuar edhe nga disa skuadra të Premier Ligës angleze, ku më e iteresuara është skuadra e Evertonit. Kapiteni i Marsejës vitin e ardhshëm pritet të luajë në një nga skuadrat më të mëdha në Europë, ku midis pretendenteve është edhe skuadra e Romës në Serinë A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›