E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona vazhdon të “vrasë” Temporadën spanjolle

Skuadra e Barcelonës arriti të fitojë edhe në javën e 19-të me rezultat të thellë. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi 5-0 me Deportivon në stadiumin “Kamp Nou”. Me këtë trepikësh ajo vazhdon të ruajë diferencën prej 12 pikësh me ndjekësit e saj, Seviljan dhe Realin e Madridit.

Sevilja fitoi të shtunën me rezultatin minimal 1-0 kundër Numancias. Sevilja qëndron në vendin e dytë me 38 pikë, po aq sa ka edhe skuadra e Realit të Madridit. Këta të fundit fituan në ndeshjen e djeshme 3-1 me Osasunën. Valencia e vendit të katërt u mund këtë javë jashtë fushe me skuadrën e Atletiko Bilbaos me rezultatin 2-3.

Rezultatet e plota të javës së 19-të, renditjen, dhe ndeshjet e javës së ardhshme, mund t’i gjeni me një klikim në logon e Temporadës spanjolle në homepage.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›