Lorik Cana rikthehet ne formacion... pas pak, një intervistë e zgjeruar e mesfushorit shqiptar

Albania-Sport - Mesfushori shqiptar, Lorik Cana, është përfshirë në grupin e 18 lojtarëve që ka përzgjedhur trajneri i Olimpikut të Marsejës, Albert Emon, për sfidën e radhës në kampionatin francez, atë vizitë që marsejezët do t'i bëjnë Tuluzës, të shtunën në ora 17:10, në ndeshjen që ngre siparin e javës së 26-të. Skuadra marsejeze mban vendin e pestë në kampionat, me 38 pikë nga 25 ndeshje, dhe, ndonëse është plot 17 pikë pas kryesueses Lion, është vetëm 5 pikë prapa Lensit të vendit të dytë.
Pas atij barazimi zhgënjyes të shtunën e shkuar, 0-0 në fushën e vet përballë Nantës, skuadra e Canës vjen në ndeshjen e radhës me synimin e marrjes së një rezultati pozitiv, por kjo nuk do të jetë e lehtë kundër një skuadre që ka po aq pikë në tabelën e renditjes sa Olimpiku dhe që synon gjithashtu një vend në veprimtaritë evropiane sezonin e ardhshëm.
Ja 18 lojtarët e grumbulluar nga trajneri Albert Emon për sfidën me Tuluzën:
Portierë: Karraso, Hamel.
Mbrojtës: Beje, Taiuo, Zubar, Rodrigez, Sivell, Sezar.
Mesfushorë: Cana, M'Bami, Olembe, Valbuena, Nasri, Ribéri.
Sulmues: Niang, Pazhis, Maulida, Sisé.
Pas pak minutash do të vijojë në Albania-Sport.com një intervistë e zgjeruar e mesfushorit shqiptar të Olimpikut të Marsejës...