Erjon Bogdani, dygolëshi në miqësore që jep shpresë

Albania-Sport - "Ndonëse ka qenë vetëm një ndeshje miqësore kundër një skuadrës së të rinjve të klubit të Kievos, kanë rezultuar mjaft të rëndësishëm ato dy gola me kokë nga Bogdani, - shkruante sot e përditshmja veroneze, "L'Arena". - Lajme të mira për (trajnerin) Luixhi Del Neri, duke parë që Bogdani dhe Pelizier kanë realizuar nga një dygolësh me kokë. Kanë shënuar gjithashtu edhe Semioli dhe Rrudho, i riu shqiptar që sapo ka ardhur nga Ankona te Kievo, gjatëp merkatos së janarit."
Në vazhdim, e përditshmja në fjalë, shkruante: "Mirë është edhe Bogdani, problemi i të cilit, mesa duket, është i një natyre psikologjike. Sulmuesi po rigjen veten dhe dy golat në miqësore sigurisht që ia kanë ngritur tashmë moralin për sfidën e radhës, atë kundër Torinos, kua ai do të kërkojë të shënojë golin e parë zyrtar (me fanellën e Kievos)." Të shtunën, në ora 18:00, Kievo pret në fushën e vet Torinon, në një ndeshje që mbart një rëndësi të vecantë për të dyja skuadrat përsa i përket mbijetesën në Serinë A për sezonin e ardhshëm.