Devi Mukaj: “Flamurtar më fal, por jam kapiten i Tiranës”

Albania-sport- Kapiteni i Tiranës, Devi Mukaj do të jetë të shtunën përballë Flamurtarit, ekipit ku dhe nisi karriera e tij futbollistike e vlonjatit fluturues.
Emocionuese
"Ndeshjet kundër Flamurtarit janë shumë emocionuese për mua, edhe pse për ngjyrat kuqezi kam luajtur shumë pak. Do të thosha se ndiej për Vlorën një nostalgji, por si kapiten i Tiranës, është detyra ime edhe si futbollist profesionist të kërkoj fitoren e ekipit tim me cdo kusht dhe do të jap maksimumin tim", thotë Devi Mukaj, që më parë ka luajtur me Flamurtari, Partizanin dhe NK Varteks (Kroaci)
Si gjithë të tjerat
"Flamurtarin e konsideroj si një kundërshtar si të gjithë ekipet e tjera, aq më tepër kur kujtoj se në ndeshen e fazës së parë ka fituar me ne 3-2", shton mesfushori 30 vjecar i bardhebluve dhe ekipit Kombëtar. Flamurtari arriti të përmbysë me anë të Ricard (63' dhe 65') dhe Sisiko (84'), golin e shpejtë të Vioresin Sinanit(34'), teksa ishte Nevil Dede ai që ngushtoi diferencën në 3-2, vetëm në minutën e 89.
Nuk na lejohet
"Pas humbjes me Besën e Kavajës, kampionati nuk na lejon më të humbasim asnjë ndeshje. Na duhet të fitojmë ndeshjen, nëse nuk duam të krijojmë komplikime të panevojshme", përfundon për Albania-sport.com, kapiteni i Tiranës, Devi Mukaj
Dash Frashëri