Tare shenon 5 gola ne miqesoren e Lacios

Nga Kastriot Gjini
Kapiteni i kombetares Shqiptare, sulmuesi Igli Tare i cili nuk po gjen hapesira kete vit ne formacionin e Lacios, ka bere perseri kembanen te jehoje ne veshet e trajnerit Delio Rosi, duke e lajmeruar se ndodhet i gatshem dhe ne forme. Dhe pikerisht sot, ne ndeshjen e kontrollit qe Lazio ka bere me skuadren e te rinjeve, bjondi kuqezi ka shkelqyer duke shenuar per 5 here ne porten e te rinjeve. Ndeshja ka mbaruar me rezultatin e thelle 10-0. Ne pjesen e pare trajneri Delio Rosi ka filluar ndeshjen me dyshen e zakonshme te sulmit, Tomazo Roki - Goran Pandev te cilet kane arritur te shenojne vetem nga nje gol secili. Keshtu pjesa e pare ka mbaruar me rezultatin 2-0. Ne pjesen e dyte, Delio Rosi ka hedhur ne sulm dyshen Tare - Simone Inzagi, te cilet kane filluar kerdine ne porten e te rinjeve. Tare ka shenuar per pese here dhe shoku i tij i sulmit 3 here. Sulmuesi dhe njekohesisht kapiteni i kombetares sone qe nuk ka arritur te shenoje akoma ne ndeshje zyrtare ka shenuar rregullisht ne te gjitha miqesoret qe eshte aktivizuar.