E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hargreaves synon rikthimin në Kombëtare

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 20:15

Mesfushori i Manchester Cityt, Owen Hargreaves ka pranuar se objektivi i tij afatgjatë është të kthehet në Kombëtaren e Anglisë.

Hargreaves, 30 vjeç është munduar nga lëndimet në vitet e fundit dhe bëri vetëm 18 paraqitje në Premierligë për Manchester Unitedin gjatë katër sezoneve në Old Trafford, para se të lirohet nga klubi në fund të edicionit të kaluar.

Ai i është bashkuar rivalit të Unitedit, Cityt dhe ka treguar objektivat e tij. “Po, kam shkruar disa objektiva dhe njëri prej tyre është rikthimi në Kombëtaren e Anglisë. Por, së pari vetëm dua të luaj futboll”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›