E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana, të dielën rikthimin kundër Mans

Albert Emon, trajneri i Olimpikut të Marsejës, pohoi se mesfushori Lorik Cana, i rikuperuar nga një dëmtim në gju (gjatë ndeshjes ndërkombëtare San Marino-Shqipëri 0-3), mund të luajë të dielën kundër Mans, kjo edhe nga fakti se zëvendësuesi i Canës te Marseja, Habib Beje vuan nga një dëmtim në kavilje.
Kjo do të jetë edhe ndeshja nr. 100 e Lorik Canës në kampionatin e Ligës së Parë franceze (3 gola në total). Ndeshja e tij e parë është ajo Nantë-Paris Sën Zhermen, më 19 prill 2003.
Cana ka luajtur në dy nga tre ndeshjet e deritanishme të kampionatit francez, ndërsa dha asistin e golit të parë t shënuar nga Pazhis në takimin Marsejë-Renes (2-0).
Loriku (185 cm,75 kg) është një nga lojtarët e thirur nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric, për ndeshjet ndërkombëtare kundër Bjellorusisë dhe Rumanisë.
23-vjecari Lorik Cana, që është një nga 11 lojtarët e Marsejës që luajnë për përfaqësueset e vendeve të tyre, ka zhvilluar 21 ndeshje me përrfaqësuesen kuqezi dhe është autori i një goli në ndeshjen miqësoreë me Lituaninë (1-2) të zhvilluar në Tiranë më 1 mars 2006.
Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›