Oto Bariç shpall listën anti-Bjellorusi dhe Rumani

Trajneri i kombëtares shqiptare, Oto Baric publikoi listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet zyrtare që ekipi ynë do të zhvillojë me Bjellorusinë dhe Rumaninë më 2 dhe 6 shtator.
Pas shumë kohësh, në kombëtare është rikthyer mbrojtësi i Tiranës, Nevil Dede, që ndeshjen e fundit me Kombëtaren e kishte luajtur në vitin 2004 (20 ndeshje) është thirur nga Baric, edhe pse nuk ka qenë shumë i preferuar nga ish-trajneri Hans Peter Brigel.
Edhe Arjan Beqaj më në fund është rikthyer në kombëtare. Debatik Curri, i cili u grumbullua vetëm në momentet e fundit nga Barici për San Marino, është konfirmuar për dy ndeshjet e shtatorit.
Nga kampionati shqiptar, vec Bylykbashit, janë konfirmuar të gjithë lojtarët e tjerë, Muka, Xhafa, Lika, Hidi, Duro dhe Salihi.
23 lojtarët e Kombëtares
1.Ilion Lika (Dinamo, Shqipëri)
2.Isli Hidi (Tirana, Shqipëri)
3.Arjan Beqaj (Anothorsis, Qipro)
4.Nevil Dede (Tirana, Shqipëri),
5.Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrainë)
6.Erion Xhafa (Dinamo, Shqipëri)
7.Elvin Beqiri (Metalurg Donjeck, Ukrainë)
8.Adrian Aliaj (Pa skuadër)
9.Lorik Cana (Olimpik Marsejë, Francë)
10.Klodian Duro (Tirana, Shqipëri)
11.Ervin Skela (Pa skuadër)
12.Edvin Murati (Pa skuadër)
13.Devi Mukaj (Tirana, Shqipëri)
14.Altin Lala (Hanover, Gjermani)
15.Altin Haxhi (Ergotelis, Greqi)
16.Besnik Hasi (Lokeren, Belgjikë)
17.Blendi Shkëmbi (Metalurg Zaporozhje, Ukrainë)
18.Debatik Curri (Vorskla Poltava, Ukrainë)
19.Erion Bogdani (Siena, Itali),
20.Igli Tare (Lacio, Itali)
21.Edmond Kapllani (Karlsruhe, Gjermani)
22.Hamdi Salihi (Tirana, Shqipëri)
23.Bekim Kastrati (Eintraht Braunshvajg, Gjemani)