U-21, Bushati thërret 23 lojtarët anti-Spanjë

Trajneri i kombëtares U-21, Artan Bushati, ka shpallur listën e lojtarëve që ka grumbulluar për ndeshjen e radhës me ekipin e Spanjës më 1 shtator e vlefshme për ndeshjet e Grupit 2 eliminator të Kampionatit Europian të Shpresave. Trajneri ka grumbulluar 23 lojtarë. E gjithë skuadra është ajo që është grumbulluar për ndeshjen me Sllovakinë, e mbyllur në barazim 0-0.
Skuadra do të grumbullohet më 27 gusht në Durrës, në hotel "Leonardo", dhe do të stërvitet në Kamëz, Durrës dhe Shijak. Më 1 shtator, në "Selman Stërmasi", ora 15.00 skuadra do të përballet me ekipin U-21 të Spanjës.
Renditja
1.Shqipëria 1 pikë (1 ndeshje)
2.Sllovakia 1 pikë (1 ndeshje)
3.Spanja 0 pikë (0 ndeshje)
Lista e Shpresës
1.Andrea Koliqi (Selanik- Greqi)
2. Marjo Bytyci (Besëlidhja)
3. Xhimi Tufina (SRL Savona-Itali)
4. Andi Lila (Besa)
5. Erjon Dushku (Kastrioti)
6. Dritan Smajli (Besëlidhja)
7. Vangjel Mile (Konvsinger-Norvegji)
8. Besian Celiku (Kastrioti)
9. Bledar Hodo (Teuta)
10. Renato Arapi (Besa)
11. Emiliano Veliaj (Besa)
12. Olgert Stafa (Luftëtari)
13. Reztajld Agolli (Skënderbeu)
14. Elis Bakaj (Partizani)
15. Gilman Lika (Vllaznia)
16. Egert Kuci (Elbasani)
17. Alsid Tafili (Vllaznia)
18. Oriand Abazaj (Shkumbini)
19. Devis Mema (Apolonia)
20. Eleandro Pema (Tirana)
21. Mirel Cota (Ivrea Torino-Itali)
22. Bledjon Guga (Flamurtari)
23 Tefik Osmani (Besa)
--------------------------------------------------
Skeda e ndeshjes Sllovaki-Shqiperi
U-21 Sllovaki 0
U-21 Shqiperi 0
E merkure, 16 gusht 2006, ora 19:00, ne stadiumin NTC, Senec Sllovaki
Sllovakia: Kuciak, Siva, Brezinski, P.Farkash, Husar, Pekarik (M.Farkash 46'), Kopunek, Hamshik (Kona 60'), Bozhok, Jendrishek (Filo 78'), A.Nemec
Shqiperia: Koliqi, Mile, Dushku, Osmani, Arapi, Lila, Bakaj (Lika 79'), Veliaj, Agolli, Pema (Hodo 90'), Abazaj (Mema 82')
Gjyqtar: Viaceslav Banari (Moldavi)
Vezhgues i UEFA s: Donald McVicar (Skoci)
Kartona te verdhe: Brezinski/ Lila, Dushku, Agolli, Bakaj
Shikues: 1052