Lorik Cana, topmodel në “Surface”Ish-mesfushori i PSG e kapiteni aktual i Marsejes pozon në revistën e ish-shokut të tij Alonzo

Pas shërbimeve si “manekin mode” për shtëpinë e modës “Bikembergs” e përzgjedhjes si futbollisti më seksi në Francë nga lojtarët e Ligës 1, përfundim i nxjerrë një nga faqet sportive franceze në internet Myfreesport.fr, që e konsideron mesfushorin e Marsejës si nga futbollistët më joshës, thashethemeve për shoqërinë me këngëtaren marsejeze, Clara Morgane, Lorik Cana tani është edhe në faqen e parë të një revistë speciale në Francë, në rolin e një top modeli. Revista quhet “Surface” dhe publikohet nga ish-portieri i Paris Sën Zhermenit, Zherom Alonzo. Numri i parë doli, më 30 tetor dhe pikërisht në këtë numër ishin edhe fotot speciale të Lorikut, i cili fillimet e tij sportive në Francë i ka me klubin kryeqytetas francez. Revista është e tëra në shërbim të sportit, dhe në të publikohen shkrime, intervista e informacione sportive.
E Merkure, 05 Nentor 2008