Vucinic: Ishim të pabesueshëmMalaziasi shënoi dy nga tre golat e Romës në fitoren 3-1 kundër Çelsit

Heroi i dy golave kundër Çelsit, Mirko Vuçiniç, pohoi se Roma bëri një ndeshje të madhe në fitoren 3-1 kundër skuadrës angleze në ditën e katërt të Ligës së Kampioneve. Roma shkoi në ndeshje si një skuadër e dëshpëruar pas pesë humbjeve rresht, por shpërtheu kundër formacionit të Skolarit. “Duke parë mënyrën sesi hymë në fushë, ne do të kishim fituar këtë ndeshje me çfarë do formacioni që të luanim”, - tha malaziasi Vuçiniç. “Ne kishim një energji të pabesueshme”.
E Merkure, 05 Nentor 2008