E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana vuan ende gjendjen gripale

Gallatasarai

Lorik Cana eshte ne dyshim per aktivizimin e tij gjate kesaj fundjave me skuadren e Gallatasarait. Futbollisti shqiptar i cili u rikthye vetem nje jave me pare pas nje demtimi ne kavilje qe e mbajti per 10 dite larg skuadres se fundmi eshte prekur nga nje gjendje gripale. Lajmin e kane bere te ditur dje mediat turke sipas te cilave mesfushori shkaterrues as te henen dhe as te marten nuk eshte impenjuar me pjesen tjeter te skuadres ne stervitje. Gjendja e tij nuk eshte permiresuar ende dhe vetem sot do te shihet nese do te kete ndryshime. Shpresat jane te medha qe Cana te zbrese sot ne stervitje me grupin sepse ne te kundert trajneri Goerge Haxhi do te duhet te gjeje nje tjeter alternative per mesfushen. Ne ndeshjen e fituar 3-0 ne transferte ndaj Kasimpasasporit Cana u aktivizua si titullar deri ne minuten e 80-te kur edhe u zevendesuar nga Caglar Birinci. Zevendesimi u be per ti dhene pak me shume hapesire mbrojtesit te majte turk i cili eshte blere ne fillim te ketij sezoni por nuk ishte aktivuara ne asnje ndeshje. Pas ndeshjes komentet e shtypit turk ne lidhje me paraqitjen e futbollist shqiptar ishin me superlativa Loriku luftoi si nje gladiator i vertete.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›