'Gjoleka, djali i Abazit', në Itali

Të enjten, më 16 dhjetor, në kinemanë “Romano”, në Torino të Italisë. Shoqata “Piemonte Movie” dhe Shoqata italo-shqiptare “Vatra” do të sjellin për publikun filmin “Gjoleka, djali i Abazit”, te regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili do të jetë i pranishëm në këtë shfaqje së bashku me bashkëshorten, aktoren Roza Anagnosti.
Filmi – që do të shfaqet në gjuhë origjinale (shqipe) dhe me nëntituj në italisht – do të prezantohet nga regjisori i ri, Erion Kadilli dhe nga gazetari Benko Gjata, shkruan gazeta ''Shqip''.
Ky film, me një realizëm të thellë tregon raportet njerëzore, dashurinë, urrejtjen, dhe pamundësinë për t’u integruar në një botë tjetër.
Gjoleka simbolizon gjeneratat e reja që rriten në realitetin e vështirë që ofrojnë vendet e pazhvilluara. Ngjarjet zhvillohen në një fshat të vogël në Shqipëri, rreth viteve ‘30.