Masakrohet me thika e digjet kusherira e deputetes Trashani
Vritet me pese thika ne kraharor kusherira e deputetes se Shkodres Arenca Trashani. Juristja e Autoritetit te Konkurrences 32-vjecarja Aurora Trashani u gjet e vdekur ne banesen e saj ne afersi te Zogut te Zi ne Tirane. Ngjarja qe fillimisht u dyshua si asfiksim nga tymi e me pas djegie nga flaket qe kishin perfshire apartamentin e Trashanit vetem disa ore me vone rezultoi te ishte vrasje. Zjarri sipas policise ka qene i qellimshem. Juristja nga Shkodra jetonte vetem ne apartamentin
ku u gjet e vdekur te cilin e kishte marre me qira prej vitesh. Ngjarja u zbulua mengjesin e djeshem nga fqinjet te cilet kane pare duke dale tym nga dritaret e ballkonit te saj dhe kane lajmeruar menjehere zjarrfikeset e policine. Nje makine zjarrfikese dhe forca te shumta policie nga Komisariati Nr.2 jane nisur drejt vendit te ngjarjes ne rrugen Muhamet Gjollesha tek blloku i pallateve te vjetra ku banonte 32-vjecarja. Burime nga policia thane se per disa minuta forcat zjarrfikese e kane pasur te pamundur te futeshin ne apartament dhe eshte dashur nderhyrja e forcave speciale RENEA per te hapur deren e blinduar te shtepise. Mesohet se 32-vjecarja Trashani eshte gjetur pa jete ne dyshemene e dhomes se fjetjes e mbuluar me nje batanije. Paraprakisht u dyshua se ishte asfiksuar nga tymi sepse kishte pesuar djegie ne disa pjese te trupit.
HETIMI
Pas kryerjes se autopsise nga mjeket ligjore ka rezultuar se Aurora Trashani vec plageve te djegies dhe asfiksise kishte marre edhe pese goditje thike ne pjesen e kraharorit. Menjehere pas ketij konfirmimi te ardhur nga mjekesia ligjore grupi hetimor i eshte rikthyer vendit te ngjarjes per te mbledhur te gjitha provat e mundshme dhe per te keqyrur apartamentin ne cilesine e nje skene krimi dhe jo me te nje vendi te djegur nga zjarri. Gjithashtu jane shoqeruar per te dhene deklarime ne polici dhjetera persona familjare fqinje kolege e miq te 32-vjecares Trashani te cilet kane dhene deshmite e tyre deri ne oret e vona ne Komisariatin Nr.2. Vrasja e juristes se Autoritetit te Konkurrences per policise eshte ende pa ndonje motiv te percaktuar qarte dhe gjithcka eshte e zhytur ne mister. Ajo cfare dihet me siguri eshte fakti se personi qe mund te kete kryer vrasjen e me pas i ka vene flaken shtepise eshte dikush qe hynte vazhdimisht ne banesen e saj pasi dera e jashtme e apartamentit eshte gjetur e mbyllur.
Dyshimet
Paraprakisht grupi hetimor dyshon se vrasja e 32-vjecares Aurora Trashani e cila eshte vajza e xhaxhait te deputetes Arenca Trashani eshte kryer per motive xhelozie. Paralelisht me kete policia po heton edhe nje grabitje te mundshme edhe pse nuk ka prova te mjaftueshme per kete. Sipas burimeve po verifikohet e kaluara e juristes e cila sipas te dhenave paraprake ka pasur nje lidhje te gjate dashurie te ciles i kishte dhene fund para dy muajsh.
Etleva Delia