E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e pensionet, rritje si ne BE

Qeveria diskutoi dje buxhetin afatmesem 2011-2013. Nje buxhet qe sipas kryeministrit Sali Berisha, eshte per shnderrimin brenda vitit 2017 te Shqiperise ne nje vend te zhvilluar, pa zjarrvenes, ne nje vend qe ecen drejt nje horizonti te ri per Shqiperine dhe shqiptaret. "Buxheti afatmesem 2011-2013 perben leven e Arkimedit, per shnderrimin brenda vitit 2017, te Shqiperise ne nje vend te zhvilluar pa zjarrvenes, ne nje vend qe ecen drejt nje horizonti te ri, per Shqiperine dhe shqiptaret. Buxheti afatmesem, parashikon mbeshtetjen financiare per te gjitha reformat e medha te shnderrimit te Shqiperise, ne Shqiperi evropiane. Shqiperia evropiane per ne eshte nje Shqiperi teresisht moderne, me nje infrastrukture teresisht evropiane. Buxheti afatmesem qe ne miratojme, mbeshtet te gjitha akset rrugore te ketij vendi, nga Ceremi, Valbona, ne Konispol dhe ne zonat me jugore te ketij vendi",-tha kryeministri. Sipas tij, me kete buxhet, do te perfundohet brenda ketij mandati, ndertimi i 7 mije kilometrave rruge dhe shume shpejt, do te shpallet fituesi i kompanise qe do te ndertoje autostraden Tirane-Elbasan. "Ky buxhet i jep mundesi perfundimit te rruges se Arbrit, boshtit te jugut, te gjitha projekteve te medha rrugore dhe mijera kilometrave ne fshatrat e vendit, te cilat do te kene infrastrukture te njejte me lagjet e qytetit",-theksoi Berisha. Nga ana tjeter me kete buxhet, kreu i qeverise tha se "ky projekt do te mbeshtese rritjen e pervitshme te rrogave dhe pensioneve, duke vleresuar se deri ne vitin 2013, duhet te kalojne me shume se dy vende te Bashkimit Evropian". "Me kete buxhet ne do te nxjerrim cdo familje shqiptare nga mjerimi. Nuk do te kete me asnje familje shqiptare ne mjerim. Ne miratuam ligjin, miratuam skemen, kemi regjistrin dhe cdo familje shqiptare do te ndahet nga mjerimi. Buxheti do te mbeshtese fuqishem kujdesin shendetesor",-theksoi kryeministri. Nje vend te vecante ne kete buxhet, sipas kreut te qeverise, do te zere mbeshtetja e madhe per turizmin, qe sipas tij u demtua aq rende nga flaket e nje puci dhe ne menyren me te pamerituar. "Ne fytyren e bukur te Shqiperise, ne imazhin e bukur te saj, e cila u shpall e Bukura e Dheut per turizmin, u ndezen zjarre per te djegur. Prape ne do ta sherojme. Prape Shqiperia do te fitoje bukurite e saj mahnitese. Une ju garantoj se buxheti, me aq force sa c'mbeshteti infrastrukturen bregdetare, po me kaq force do te mbeshtese infrastrukture e maleve, e bukurive mahnitese malore te vendit, resorteve te tyre te cilat jane te virgjera, jane per t'u zbuluar", vijoi prezantimin Berisha. Ky buxhet, do te mbeshtese edhe fermeret shqiptare ne te gjitha sherbimet, apo produktet e tyre. Ai garantoi se Shqiperia me gjithe brigjet e saj mahnitese, me gjithe bukurine perrallore te maleve te saj nuk do te mund te ishte kurre destinacion kryesor i turistik botes per vitin 2011, kurore te cilen, nje grusht pucistesh sipas kryeministrit Berisha, ia perlyen me shishe "Molotov". "Ky buxhet mbeshtet fuqishem zhvillimin e mjedisit. Kam kenaqesine t'i informoj shqiptaret se kete vit ne klasifikimin me serioz qe iu be vendeve ne raport me mbrojtjen e mjedisit, Shqiperia renditet e 23 ne bote. Ka permiresim te ndjeshem dhe progresiv. Politikat tona mbrojtese te mjedisit jane dhe do te jene gjithnje e me shume rezultative. Gjithcka ne do te ndertojme duke pasur parasysh mbrojtjen, zhvillimin e mjedisit, si kushti me i mire per te rritur, zgjatur jeten e qytetareve shqiptare", tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›