Lotaria Amerikane 2010,ndryshojnë rregullat për njoftimin e aplikuesve
Tashmë secili prej tyre duhet të kontrollojë statusin e tij në internet
Jonida Tashi
Ndryshohen rregullat për njoftimin e aplikuesve të Lotarisë Amerikane 2010. Ndryshe nga praktika e ndjekur gjatë viteve të mëparshme, ku aplikuesit njoftoheshin zyrtarisht me postë ose me afishim të listave, tashmë nuk do të procedohet më në këtë mënyrë. Drejtuesit e programit të Lotarisë Amerikane 2010 kanë vendosur zbatimin e një mënyre të re për të njoftuar aplikantët, e cila pritet të jetë më e shpejtë në kohë se të parat. Për herë të parë, Lotaria Amerikane e vitit 2010 u krijon mundësinë personave të regjistruar që të mund të kontrollojnë statusin e regjistrimit të tyre në internet për të parë nëse janë përzgjedhur ose jo. Më pas, vetëm regjistrimet e suksesshme do të vazhdojnë të marrin njoftime me postë.
Statusi
Të gjithë aplikuesit, duke përfshirë edhe ata që nuk kanë fituar, do të mund të kontrollojnë statusin e hyrjeve të tyre në faqen e internetit E-DV dhe aty do të mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur ose jo. Aplikantët duhet të ruajnë faqen e konfirmimit në momentin që aplikojnë. Ky informacion do të jetë i vlefshëm duke filluar nga korriku i vitit 2009 deri më datë 30 qershor 2010. Më pas, të gjitha letrat e njoftimeve do të dërgohen në adresën e regjistruar nga ju 6 ose 7 muajsh mbas mbylljes së regjistrimit. Për të lexuar statusin e regjistrimit tuaj në internet ju duhet të vendosni numrin unik të identifikimit tuaj dhe informacionin tuaj personal sipas faqes së internetit http:www.dvlottery.state.gov/. Mbas regjistrimit të suksesshëm, ju do të lexoni në ekran emrin tuaj dhe një numër unik identifikimi. Kini parasysh se ky informacion konfirmimi do të përdoret vetëm një herë (në kohën e regjistrimit) dhe është ekstremisht e rëndësishme që ta stamponi këtë informacion konfirmimi për përdorim të mëvonshëm. Nëse e humbisni këtë informacion, ju, gjithsesi, do të merrni një letër nga Qendra Konsullore në Kentaki me postë, duke ju njoftuar për përzgjedhjen tuaj nëse jeni i përzgjedhur. Por ju nuk do të merrni përgjigje nëse nuk jeni përzgjedhur. Për këtë arsye ju mund ta kontrolloni këtë fakt në internet. Ju mund të përgatisni dhe të parashtroni hyrjen tuaj, ose dikush tjetër mund ta bëjë në emrin tuaj. Pavarësisht se ju apo një mik, shok, noter etj., mund të kenë bërë hyrjen në emrin tuaj, vetëm një hyrje lejohet për një individ dhe regjistruesi është përgjegjës të sigurojë që hyrja është bërë me informacion të saktë. Nëse hyrja juaj përzgjidhet, letra e njoftimit do të dërgohet vetëm në adresën e përfshirë në regjistrim.
Fituesit
Në Qendrën Konsullore të Kentakit të gjitha hyrjet e marra për secilin rajon do të numërohen. Mbas përfundimit të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të zgjedhë rastësisht aplikimet e pranuara sipas rajonit gjeografik. Brenda secilit rajon aplikimi i parë, i zgjedhur rastësisht, do të jetë rasti i parë i regjistruar si fitues; aplikimi i dytë, i zgjedhur rastësisht, do të jetë rasti i dytë i regjistruar si fitues, e kështu me radhë. Të gjitha hyrjet e marra brenda periudhës së regjistrimit do të kenë një shans të barabartë për t’u zgjedhur brenda secilit rajon. Pasi të jetë përzgjedhur në hyrje si fitues, atëherë aplikantit do t’i dërgohet një njoftim me anë të postës nga Qendra Konsullore në Kentaki, e cila do të përmbajë udhëzimet mbi aplikimin për vizë. Kjo qendër do të vazhdojë të ndjekë rastet e atyre që kanë fituar derisa ata të udhëzohen që të paraqiten për intervistën e aplikimit të marrjes së vizës në zyrën konsullore përkatëse. Tashmë periudha e hyrjes së regjistrimit në rrjet për Lotarinë Amerikane 2010 ka mbaruar dhe pritet vetëm shpallja e emrave fitues.
Për Lotarinë Amerikane 2010 janë vënë në dispozicion plot 50 000 viza, por pritet që të përzgjidhen edhe më shumë individë. Kjo për arsye sepse është e mundur që shumë aplikantë të përzgjedhur nuk do të kualifikohen për vizë. Intervistat për programin e Lotarisë Amerikane 2010 do të fillojnë në tetor 2009. Qendra Konsullore në Kentaki të SHBA-ve do t’u dërgojë letrat e takimeve aplikantëve të përzgjedhur 4 deri në 6 javë përpara datës së tyre të takimit. Çdo muaj vizat do t’u lëshohen aplikantëve që kualifikohen gjatë atij muaji. Gjithsesi, varet nga numri i vizave në dispozicion. Në momentin që të gjitha, pra 50 000 vizat lëshohen, programi do të mbyllet. Kjo do të thotë që mund të ketë nga ata aplikantë që nuk do të arrijnë të marrin një vizë. Prandaj do të ishte mirë që aplikantët të përgatiten saktësisht ditën e intervistës.
Datat e lëshimit të vizave për Lotarinë Amerikane 2010
Ambasada Amerikane në Tiranë ka përcaktuar harkun kohor brenda të cilit do të lëshohen vizat për Lotarinë Amerikane 2010. Kështu, sipas afateve të vendosura nga kjo ambasadë, vizat e Lotarisë Amerikane 2010 do të lëshohen gjatë periudhës 1 tetor 2009 deri më 30 shtator 2010. Ndërkohë që përpunimi i aplikimeve dhe lëshimi i vizave te aplikantët fitues dhe pjesëtarëve të pranueshëm të familjes së tyre do të ndodhë gjatë mesnatës së 30 shtatorit të 2010-s. Mbas kësaj date, në asnjë rrethanë, nuk mund të lëshohet asnjë vizë e Lotarisë Amerikane 2010. Gjithashtu, asnjë pjesëtar i familjes nuk mund të marrë vizat e Lotarisë 2010 për t’u bashkuar me aplikantin primar në SHBA mbas kësaj date. Ndërsa përsa i përket përzgjedhjes së emrave fitues, Ambasada Amerikane bën të ditur se fituesit e Lotarisë Amerikane 2010 do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri midis ta gjithë aplikimeve të kualifikuara. Sakaq, aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen me postë nga muaji maj deri në korrik të vitit të ardhshëm dhe do të pajisen me udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat mbi emigracionin në SHBA. Sipas rregullave të reja, të caktuara nga kjo Ambasadë, fituesit që do të përzgjidhen rastësisht nuk do të njoftohen me e-mail. Ndërsa personat që nuk do të përzgjidhen, nuk do të marrin asnjë lloj njoftimi. Këtë vit, ambasadat dhe konsullatat amerikane nuk do të japin një listë të aplikantëve fitues. Bashkëshortët dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç të aplikantëve fitues mund të aplikojnë për viza për të shoqëruar ose për t’u bashkuar me aplikantin primar.
Si bëhet shpërndarja e vizave të Lotarisë sipas vendeve
Programi i Vizave të Lotarisë, i autorizuar nga Kongresi Amerikan, administrohet vit për vit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe mbikëqyret nën kushtet e Seksionit 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (AEK). Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 vë në dispozicion për çdo vit një maksimum prej 50 000 vizash emigrimi për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Programi vjetor i Lotarisë është i disponueshëm vetëm për personat që plotësojnë kushtet e thjeshta, por të rrepta, të kërkuara të pranueshmërisë. Një kompjuter përzgjedh rastësisht të zgjedhurit për vizën e lotarisë. Vizat shpërndahen midis 6 rajoneve gjeografike, pjesa më e madhe e të cilave u shkon rajoneve me raport të ulët emigracioni, dhe asnjë vizë nuk u shkon vendeve që kanë dërguar më shumë se 50 000 emigrantë në SHBA gjatë 5 viteve të fundit. Brenda secilit rajon, asnjë vend i veçantë nuk mund të marrë më shumë se shtatë për qind të vizave të Lotarisë së disponueshme në çdo vit. Për lotarinë e vitit 2010, vendasit e vendeve të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar, sepse vendet e tyre kanë dërguar një shumë prej më shumë se 50 000 emigrantësh në SHBA në 5 vitet e shkuara: Brazili, Kanadaja, Kina (të lindur në brendësi), Kolumbia, Republika Dominikane, Ekuadori, Elsalvadori, Guatemala, Haiti, India, Xhamajka, Meksika, Pakistani, Filipinet, Peruja, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (përveç Irlandës së Veriut) dhe territoret që varen prej saj dhe Vietnami. Personat e lindur në Hong Kong SAR, Macau SAR dhe Tajvan janë të pranueshëm. Për lotarinë e vitit 2010 Rusia pranohet të bëjë pjesë në listën e vendeve të pranueshme. Gjithashtu edhe Kosova është bërë pjesë e kësaj liste. Asnjë shtet tjetër nuk është hequr nga lista e vendeve të pranueshme për lotarinë e vitit 2010.
14 Korrik 2009