Lotaria Amerikane 2011, si dhe kur do të bëhet përzgjedhja e aplikantëve fitues
Ambasada Amerikane publikon udhëzimin e plotë për aplikimet e vitit 2011. Arsimimi, kusht kryesor për t’u përfshirë në listat e fituesve të Lotarisë
Jonida Tashi
Autoritetet amerikane zbulojnë detajet se si dhe kur do të bëhet përzgjedhja e aplikantëve fitues të Lotarisë Amerikane 2001. Për të sqaruar procesin e lotarisë, Ambasada Amerikane ka publikuar së fundi zyrtarisht udhëzimet e Lotarisë Amerikane 2011. Megjithëse procesi i aplikimit për Lotarinë 2011 ka nisur që më datë 2 tetor, për të përfunduar më 30 nëntor 2009, Ambasada Amerikane sqaron se aplikantët janë të lutur që mos të presin deri javën e fundit për të aplikuar. Sipas parashikimeve të specialistëve të programit të lotarisë, në ditët e fundit të aplikimit pritet që shumë persona nga e gjithë bota të aplikojnë, gjë që mund të vonojë aplikimin në internet. Ndërkohë që mbas orës 18:00 të datës 30 nëntor 2009, nuk do të pranohet asnjë aplikim. Gjatë kësaj periudhe aplikantët mund të plotësojnë formularin elektronikisht në faqen e internetit http:/www.dvlottery.state.gov/. Aplikimet me e-mail, postë apo faks nuk do të pranohen.
Kërkesat e aplikimit
Kushti i parë që duhet të plotësohet për të aplikuar për Lotarinë Amerikane është përfshirja e vendit në listën e shteteve që Amerika pranon në këtë program. Në udhëzimin e saj, Ambasada Amerikane sqaron se çfarë do të thotë të jesh i lindur në një nga vendet kualifikuese. Në shumicën e rasteve kjo kupton vendin (shtetin) në të cilin aplikanti ka lindur. Gjithsesi, ka edhe dy mënyra të tjera me të cilat një person mund të kualifikohet. E para, në qoftë se një person ka lindur në një vend ku vendasit e tij nuk janë përzgjedhur për të aplikuar, por bashkëshorti/ja e tij/i saj ka lindur në një vend ku vendasit janë përzgjedhur për të aplikuar, ky person mund të pretendojë vendin e lindjes së bashkëshortit/es dhe në këtë mënyrë, të dyve do t’i lëshohet viza që ata të hyjnë në SHBA njëkohësisht. E dyta, në qoftë se një person ka lindur në një vend ku vendasit e këtij vendi nuk janë përzgjedhur, por as njëri as tjetri nga prindërit e tij/saj kanë lindur ose banuar atje në kohën kur personi ka lindur, një person i tillë mund të pretendojë vendlindjen në një nga vendlindjet e prindërve të tij/saj, në qoftë se ky vend është kualifikuar për programin e DV-2011.
Pas vendit, kushti i dytë që duhet të plotësohet për aplikim është arsimimi i aplikantëve. Sipas udhëzimit të Ambasadës, për t’u regjistruar në lotari ju duhet të plotësoni kërkesat e edukimit ose të eksperiencës së punës të programit të lotarisë. Edukim ose punë e kualifikuar nënkupton që ju duhet të keni një edukim të mesëm ose të barabartë, të përcaktuar si 12 vjet edukim fillor dhe të mesëm, të përfunduar plotësisht (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12 vjet shkollë të plotë); ose të keni 2 vjet eksperiencë pune brenda 5 viteve të shkuara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për të ushtruar. Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikuar të punës do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës “O*Net OnLine”. Në qoftë se ju nuk mund t’i plotësoni këto kërkesa, nuk duhet të aplikoni në programin e Lotarisë.
Përzgjedhja e aplikantëve
Aplikantët fitues të Lotarisë Amerikane 2011 do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri midis të gjithë aplikimeve të kualifikuara. Aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen me postë midis periudhës së muajit maj dhe korrik të vitit 2010 dhe do të pajisen me udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat mbi emigracionin në SHBA. Ata që përzgjidhen rastësisht nuk do të njoftohen me e-mail. Ndërsa personat që nuk do të përzgjidhen, nuk do të marrin asnjë lloj njoftimi, pasi ambasadat dhe konsullatat amerikane nuk do të japin një listë të aplikantëve fitues. Bashkëshortët dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç të aplikantëve fitues mund të aplikojnë për viza për të shoqëruar ose për t’u bashkuar me aplikantin primar. Vizat e Lotarisë DV-2011 do të lëshohen gjatë periudhës 1 tetor 2010 deri më 30 shtator 2011. Përpunimi i aplikimeve dhe lëshimi i vizave tek aplikantët fitues dhe pjesëtarëve të pranueshëm të familjes së tyre, duhet të ndodhë gjatë mesnatës së 30 shtatorit të 2011-ës. Mbas kësaj date, në asnjë rrethanë, nuk mund të lëshohet asnjë vizë e Lotarisë DV-2011, gjithashtu asnjë pjesëtar i familjes nuk mund të marrë vizat e Lotarisë DV-2011, për t’u bashkuar me aplikantin primar në SHBA mbas kësaj date.
Njoftim i rëndësishëm: Regjistrimi në lotari nuk ka pagesë
Për të mos rënë “pre” e mashtrimeve të ndryshme, Ambasada Amerikane sqaron të gjithë aplikuesit se për t’u regjistruar në programin e vitit DV-2011, nuk ka pagesë. Qeveria e SHBA-ve nuk ka punësuar këshillues të jashtëm apo shërbime private për të drejtuar programin e Lotarisë DV-2011. Për këtë arsye, cilido ndërmjetës apo të tjerë që ofrojnë ndihmë për të përgatitur studimin e dosjes së Lotarisë DV-2011 për aplikantët, e bëjnë këtë pa autoritetin apo miratimin e qeverisë së SHBA-ve. Përdorimi i kujtdo ndërmjetësi të jashtëm apo ndihme për të përgatitur një aplikim të Lotarisë DV-2011 është krejtësisht zgjedhje e aplikantit. Aplikanti mund të aplikojë vetë duke plotësuar formularin elektronik në internet, pa pasur nevojën e një ndërmjetësi të paguar, i cili do të bëjë të njëjtën gjë. Çdo aplikim i pranuar gjatë periudhës së regjistrimit të lotarisë do të ketë një shans të barabartë dhe të rastësishëm që të zgjidhet brenda rajonit. Megjithatë, në qoftë se vërtetohet më shumë se një aplikim për person, aplikanti do të skualifikohet, pavarësisht nga burimi i ndryshëm i aplikimit.
Lotaria Amerikane në shifra
30 nëntor 2009, afati i fundit i aplikimit
12 vjet shkollë, arsimimi i kandidatëve
1 tetor 2010 - 30 shtator 2011, lëshimi i vizave
50 mijë viza, numri total i Lotarisë Amerikane
Programi i vizave të Lotarisë Amerikane 2011
Programi i Vizave të Lotarisë i autorizuar nga Kongresi Amerikan, administrohet vit për vit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe mbikëqyret në kushtet e Seksionit 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (AEK). Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 vë në dispozicion për çdo vit një maksimum prej 50 000 vizash emigrimi, për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Programi vjetor i lotarisë është i disponueshëm vetëm për personat që plotësojnë kushtet e thjeshta, por të rrepta, të kërkuara të pranimit. Një kompjuter përzgjedh rastësisht të zgjedhurit për vizën e lotarisë. Vizat shpërndahen midis 6 rajoneve gjeografike, pjesa më e madhe e të cilave u shkon rajoneve me raport të ulët emigracioni, dhe asnjë vizë u shkon vendeve që kanë dërguar më shumë se 50 000 emigrantë në SHBA gjatë 5 viteve të fundit. Brenda secilit rajon, asnjë vend i veçantë nuk mund të marrë më shumë se shtatë për qind të vizave të lotarisë së disponueshme në çdo vit. Për lotarinë e vitit 2011, vendasit e vendeve të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar, sepse vendet e tyre kanë dërguar një shumë prej më shumë se 50 000 emigrantë në SHBA në 5 vitet e shkuara: Brazil, Kanada, Kinë (të lindur në brendësi), Kolumbi, Republika Dominikane, Ekuadori, El Salvadori, Guatemala, Haiti, India, Xhamajka, Meksika, Pakistani, Filipinet, Peru, Polonia, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (përveç Irlandës së Veriut) dhe territoret që varen prej saj dhe Vietnami. Personat e lindur në Hong Kong SAR, Macau SAR dhe Tajvan janë të pranueshëm. Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur sistemin e regjistrimit elektronik, duke filluar që me lotarinë e vitit 2005, në mënyrë që procesi të jetë sa më efikas dhe i sigurt. Departamenti përdor teknologji speciale dhe mënyra të tjera për të identifikuar ata persona që kryejnë mashtrim për qëllime emigracioni ilegal, ose për ata persona që bëjnë regjistrime të shumëfishta.
29 Tetor 2009