E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez, spanjolli qe kerkohet te drejtoje galaktiket ne Madrid

Benitez, i cili ka drejtuar ekipe te ndryshme ne Madrid, gjate mesit te viteve '80 dhe '90, po planifikon qe te rikthehet serish ne Madrid. Karlo Anceloti kaloi te Celsi dhe Arsen Venger nuk do te largohet nga Arsenali. Keshtu, alternative e mundshme per te zgjedhur nje emer te shquar eshte emri i spanjollit, Rafa Benitez. Ish ylli i Realit, Majkell Laudrup dhe legjenda e Holandes, Marko van Basten jane opsione te mundshme, nderkohe qe 71 vjecari qe drejtoi Spanjen pak kohe ma pare, Luis Aragones mund te jete nje tjeter opsion i mundshem. Gjithsesi, largimi i parakohshem i trajnerit Pelegrini, pas vendimit per te larguar edhe Valdanon, do t'i kushtojne arkes se Madridit rreth 10 milion euro. Perez thekson se ekipi i tij ka nevoje edhe per pak kohe, qe te tregoje veten, pas shpenzimeve te bera, prej 225 milione sterlinave. Por ai pranon se madrilenet do te zihen ngushte, nese Reali nuk do te shenoje nje fitore tjeter, me Getafen, ne "Santiago Bernabeu". - "Dua te dergoj nje mesazh dhe te qetesoj te gjithe tifozet," - thekson ai. - "Ne duhet te kujtojme se shume prej lojtareve kane arritur para fillimit te sezonit dhe kerkohet nje periudhe e caktuar kohe, qe ata te adaptohen," - thekson Florentino Perez. - "Ky sezon ka vetem dy muaj qe ka filluar dhe ne jemi ende duke krijuar nje skuader, e cila do te jete edhe me e forte," - perfundon Florentino Perez.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›