E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amauri injoron Interin: Do te vij pas nesh

Sulmuesi i Juventusit, Amauri eshte duke injoruar kryesuesen e Seria A, duke thene se bardhezinjte po shohin perpara per te ngritur trofete e ketij sezoni. Braziliani shenoi dy here ne fitoren e fundit 5-1, qe regjistroi Juventusi, ndaj Sampdorias dhe ishte goli i tij i katert ne tre ndeshjet e fundit. Para se te realizonte golat e fundit, Amauri nuk shenonte prej tete muajve, por krejt papritur ka ndryshuar stil, teksa ka gjetur veten, duke nxjerre njekohesisht edhe Juven nga kriza. - "Ne po mendojme per veten tone. Zikalterit mund te mbeten pas nesh," - theksoi Amauri. - "Jam i sigurte se mund t'i arrijme objektivat dhe per kete duhet falenderuar e tere skuadra dhe stafi drejtues," - shprehet lojtari brazilian i Juves. Interi zhvilloi nje ndeshje te prapambetur me Palermon, nderkohe qe Juve pas fitores se fundit ne kampionat, ndaj Sampdorias, eshte rikthyer fuqishem ne beteje per te fituar titullin e Seria A. Bardhezinjte i mungojne suksesit, pas renies ne nje kategori me poshte dhe per kete edicion pretendohet se kane ngritur nje skuader te madhe. Rivaliteti mes Juves se Ferrares dhe Interit te Murinjos ka nisur te ashpersohet, pas ndaleses se Sampdorias, e cila dukej se ishte edhe ajo ne gare, si surpriza e ketij edicioni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›