E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca eshte fantastike, per "Champions"

Alen Simonsen beson se Barcelona do te jene favorite e madhe, per te mbrojtur trofeun e "Champions", ne fund te ketij edicioni, pavaresisht humbjes se pesuar me ekipin Rubin Kazan. Ish-lojtari i katalanasve dhe i Danimarkes parashikon se do te perseritet suksesi i viteve te fundit. Sipas tij, Barcelona e viteve '80 eshte ne gjendje qe te perserise historine. - "Kjo do te jete e veshtire, por mendoj se Barcelona do te jete favorite e forte," - theksoi ai. "Nese ata menaxhojne lojen si duhet, sic vepruan nje sezon me pare, me siguri qe te fitojne trofeun. Per momentin ata mbeten ne krye. Per cdo njeri qe jeton ne Barcelone eshte fantastike kur sheh nje skuader qe fiton vazhdimisht," - thekson Simenson, i cili ndihet krenar me faktin qe nuk eshte larguar nga qyteti katalanas. "Menyra se si e qarkullon Barcelona topin, nuk e kam pare prej shume kohesh," - shton Simenson, i cili i thur lavde lojes dhe ecurine se ish-ekipit te tij Barcelones, qe nen drejtimin e Pep Guardioles ka arritur te shkruaje historine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›