E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotaria Kombëtare, kushtet e tenderit të Bodes i plotëson vetëm një kompani

Drejtori i Zhvillimit të Biznesit në kompaninë INTRALOT, Dotsis

Flet drejtori i Zhvillimit të Biznesit në kompaninë INTRALOT, Dotsis.

Në Maltë, e njëjta licencë u shit për 39 milionë euro, në Shqipëri kërkohen vetëm 3.5 milionë euro

Thellohet skandali i tenderit për Lotarinë Kombëtare. Vetëm një ditë përpara hapjes së procedurave, zbulohet se kushtet e vendosura nga ministri i Financave për të marrë pjesë në tender i plotëson vetëm një firmë e huaj.
Por paracaktimi i firmës, pra shpallja fituese pa filluar gara, është vetëm një pjesë e aferës. Financat, jo vetëm që kanë kopsitur dokumentet duke i përshtatur me fituesin, por edhe po e dhurojnë këtë licencë. Shifra që merr buxheti, pra qytetarët, nga kjo e drejtë që po tenderohet është vetëm 500 milionë lekë, ose rreth 3.5 milionë euro. Qartësimi pse kjo shifër është tepër e vogël, vjen nga intervista që gazeta ka marrë dje me drejtorin e Zhvillimit të Biznesit të kompanisë INTRALOT. Gjigandët botërore në fushën e lotarive pak kohë më parë kanë marrë pjesë në tenderin që Malta, një shtet me rreth 410 mijë banorë, e shiti këtë të drejtë për 39 milionë euro. Diferenca është e qartë dhe zbulon hapur tentativën që pritet të fillojë sot me hapjen e procedurave, për një aferë të kopsitur që në kushtet që duhet të plotësojnë firmat për të marrë pjesë në tender. Në intervistën për gazetën, Velissarios Dotsis thekson se ne mundëm të identifikonim vetëm një kompani që mund të plotësojë tërësisht kriteret e kualifikimit dhe që mund të ishte potencialisht e interesuar për të marrë pjesë në tender. Ai shton se ndryshe nga bisedat dhe vullneti i treguar gjatë takimeve me Kryeministrin Berisha, është Ministria e Financave ajo që ka tjetërsuar kushtet e garës, duke minimizuar deri në 1 pjesëmarrësit në tender. Në besojmë se përkushtimi i Kryeministrit për një proces të hapur, të drejtë dhe transparent nuk është në koherencë me procesin që po ndiqet nga autoriteti kompetent për dhënien e licencës Lotarisë Kombëtare.
INTRALOT i ka dërguar së fundmi një letër Kryeministrit dhe ministrit të Financave lidhur me kushtet me të cilat po organizohet tenderi për licencën e Lotarisë Kombëtare. Sipas mendimit tuaj, kushtet e vendosura nga qeveria janë të ndryshme nga ato që aplikohen në vendet e tjera?
Kompania jonë ka marrë pjesë në një numër të madh tenderësh të kësaj natyre në të gjithë botën. Në të vërtetë, kriteret që po aplikohen në këtë tender në Shqipëri përfshijnë kritere unike kualifikimi në të gjithë botën, të cilat nuk i kemi parë në ndonjë tender tjetër.
Si ndryshojnë këto kushte, pra cilat janë specifikat unike që ka përdorur qeveria shqiptare, në dallim nga vendet e tjera?
Kriteret më të rëndësishme që ndryshojnë krejtësisht nga tenderët e ngjashëm, janë:
a) Mungesa e çmimit si një element dhe kriter kyç i dhënies së licencës.
Ofertat financiare të operatorëve janë të fiksuara në 500 milionë lekë, kështu që ofertuesve nuk u kërkohet që të konkurrojnë për çmimin. Kjo tarifë për këtë lloj licence është ekstremisht e ulët krahasuar me tenderë të tjerë të ngjashëm.
b) Në tender përfshihen dy certifikata specifike si kriter kualifikimi: WLA Responsible Gaming Certification Niveli 4, dhe WLA Security Control Standard për më shumë se 3 vjet.
Kushti i parë kufizon jashtëzakonisht shumë të ardhurat që qeveria mund të gjenerojë nga ky transaksion. Kushti i dytë kufizon konkurrencën pa i shtuar asgjë cilësisë së propozimeve, pasi: Certifikimi The Responsible Gaming (Kumari i Përgj-egjshëm) është i vlefshëm vetëm për një veprimtari specifike në një vend specifik. Nëse Shqipëria do që ta aplikojë këtë standard, fituesi duhet të ricertifikohet specifikisht për Shqipërinë. Pra, kjo në një farë mënyrë nuk është se ka kuptim edhe praktik. Për më tepër, kombinimi i të dyja certifikimeve mund të plotësohet vetëm nga një numër shumë i vogël kompanish, mes atyre që do të ishin të interesuara realisht për këtë tender.
A mendoni se këto kushte janë vendosur për të paracaktuar apo për të përjashtuar nga konkurrimi kompani të caktuara?
Gjatë përgatitjeve tona për këtë tender dhe bazuar në eksperiencën tonë në treg, ne mundëm të identifikonim vetëm një kompani që mund të plotësojë tërësisht kriteret e kualifikimit, dhe që mund të ishte potencialisht e interesuar për të marrë pjesë në tender. Ashtu sikurse e theksova më sipër, për shkak të këtyre kritereve ne presim që pjesëmarrja të jetë shumë e limituar.
Ju në letër theksoni se qeveria shqiptare nuk përfiton të ardhura të mëdha nga shitja e kësaj të drejte. Në vendet e tjera, sa është mesatarisht apo specifikisht shifra që përfiton qeveria që shet një të drejtë të tillë?
Si shembull mund tju sjell qeverinë e Maltës, e cila së fundmi përmbylli tenderin për dhënien e licencës së Lotarisë Kombëtare (të cilën e fitoi kompania jonë). Licenca pati një çmim fillestar, i cili në vlerën e tij finale gjatë tenderimit arriti 39 milionë euro dhe këtu flasim për një vend mjaft më të vogël sesa Shqipëria. E njëjta tarifë respektive për tenderin e Lotarisë Kombëtare në Shqipëri është fiksuar 500 milionë lekë dhe nuk ka oferta mbi këtë çmim.
Ju theksoni në letër që shtyrja e tenderit dhe ndryshimi i kushteve specifike do ta zgjeronte garën. Mendoni se edhe vetë qeveria do të përfitonte më shumë nga ky propozim?
Sigurisht. Sugjerimi ynë është zhvillimi i një procesi konsultimi të hapur, në mënyrë që të tërheqë një numër të madh kompanish dhe të rrisë konkurrencën. Gjithashtu sugjerimi ynë për të përfshirë një tarifë licence, pra një kriter çmimi, pa dyshim që do maksimizojë të ardhurat e qeverisë, pasi ofertuesve do tu duhet që të rrisin ofertat në mënyrë që të fitojnë tenderin.
Grupi juaj ka pasur një takim para disa kohësh me Kryeministrin Berisha lidhur me këtë proces, a ndiheni sot të abandonuar, pra të përjashtuar nga premtimet e atij takimi?
Nuk jemi të zhgënjyer nga Kryeministri. Përkundrazi, grupi ynë (INTRALOT dhe INTRACOM) ka pasur takime me Kryeministrin për ti shprehur interesin tonë për të investuar në Shqipëri në një sërë sektorësh dhe projektesh, përfshirë Lotarinë Kombëtare.
Në besojmë se përkushtimi i Kryeministrit për një proces të hapur, të drejtë dhe transparent nuk është në koherencë me procesin që po ndiqet nga autoriteti kompetent për dhënien e licencës Lotarisë Kombëtare dhe sigurisht që nuk jemi të kënaqur nga fakti që kompania jonë, një kompani lider botëror, po përjashtohet nga ky tender. Mbase ishte mungesa e eksperiencës së Ministrisë, por mendoj se ka kohë që gjërat të korrigjohen. Kjo është edhe arsyeja pse ne kërkojmë shtyrje të tenderit.

Zbulohet fituesi
Në ambientet e Ministrisë së Financave ka kohë që përflitet për fituesin e tenderit për licencën e Lotarisë Kombëtare. Shumë prej tyre parashikojnë edhe emrin e fituesit. Dje në blerje, kur skandali i këtij tenderi u përhap maksimalisht në media, qarkulloi një e-mail i cili tregonte fituesin. Sipas informacioneve jo zyrtare, mendohet që në tender do të marrë pjesë dhe do të fitojë Austria Lottary. Kompania e vetme që plotëson kushtet e dy licencave dhe teknikalitetet e tjera të kërkuara në tender nga Ministria e Financave.

PS, kërkesë Bodes: Si i vendosët kushtet?
Pas skandalit të publikuar për herë të parë nga Panorama lidhur me dyshimet për tenderin e dhënies së licencës së Lotarisë Kombëtare, reagimet kanë qenë të njëpasnjëshme. Në një letër drejtuar ministrit të Financave Ridvan Bode, deputeti i PS-së Taulant Balla ka kërkuar që ti vihet në dispozicion informac

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›