E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Masa për shmangien e reçensionit dhe rritjen ekonomike

Masa të reja për shmangien e recensionit dhe garantimit të rritjes ekonomike në vend. Me këtë kërkesë u është drejtuar Ministrave në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, kryeministri i vendit Sali Berisha. Duke bërë një bilac të katërmujoritt të parë të 2012 ai deklaroi se ka një rritje me 20% të investimeve krahasuar me një vit më parë, ndërsa numëroi plot 420 binese të reja, vendase dhe të huaja, po gjatë kësaj periudhe. Sipas Berishës kjo është një garanci për zhvillim të mëtejshëm të vendit dhe më shumë punësim për shqiptarët.
 

“Ekonomia dhe zhvillimet e saj, ka dy tregues që dëshmojnë për vitalitetin, progresin, dinamizmin e ekonomisë shqiptarë. Një nga treguesit dëshmon se investimet në 4 muajt e parë të vitit u rriten me 20% më shumë se në 2011. Rritja e investimeve në vend është një nga zhvillimet më të rëndësishme, është dëshmi e rritjes së besimit tek Shqipëria dhe ekonomia e saj. Mbi të gjitha është tregues i një punësimi në rritje të shqiptarëve. Sipas Qëndrës Kombëtare të Licencimit dhe Lejeve janë regjistruar 420 biznese të reja vendi dhe të huaja për 4 mujorin. Analistët e lidhin këtë me kthimin e emigrantëve, nuk përjashtohet kjo. Janë të mitrëpritur dhe të sigurt se do bëjmë gjithcka për zhvillimin e biznesit të tyre. Një vlerësim i ditëve të fundit për ekonominë shqiptare u shpreh për stabilitet. Në axhendën tonë ka qenë dhe do mbetet ekonomia dhe reformat e saj, liria ekonomike, ndaj dhe ju ftoj të shqyrtojmë me seriozitetein më të madh në fushën ku operojmë se cfarë masash të reja do të marrim për të zgjeruar më shumë liritë ekonomike. Koncesionet në fushën e energjitikës janë një ndër sukseset më të mëdha në vend, por si do operojmë në fushat e tjera që të kemi të njëjtat rezultate. Kriza është në vazhdim dhe ne duhet të shqyrtojmë cdo masë për të shpëtuar Shqipërinë nga recensioni dhe të garantojmë rritjen ekonomike në vend. Do të bëjmë gjithshcka që suksesin e arritur në energjitikë ta shënojmë dhe në fusha të tjera” tha ai.

Stabiliteti ekonomik dhe ruajtja e rritjes ekonomike janë rezultat tërësor i reformave që ka ndërmarrë qeveria, deklaroi më tej Kryeministri. Ai tha gjithashtu se së shpejti shqiptarët do të kenë mundësinë të komunikojnë më lirë nëpërmjet linjave telefonike, si dhe çdo i ri shqiptarë do të marrë internet falas, ndërsa shtoi se “po hedhim bazat që shqiptarët të marrin energji me lirë se kushdo tjetër”.
 

“Së shpejti, qeveria do të bëjë të mundur që çdo i ri shqiptarë të mund të lundrojë falas në internet, do të hapen 1200 qendra të tjera që do japin internet falas, çka do të thotë se ne do bëhemi vendi i vetëm që do japim internet falas, dhe këtë e bëjmë për të rinjtë shqiptarë.”- tha ai.
 

Kreu i qeverisë Berisha foli shigjetoi dhe opozitën, ku tha se këto reforma nuk mund të bllokohen pasi nuk kërkojnë 3/5-tat e votave.
 

“Rama përdorë 1/5-ta për të bllokuar vendin pasi në konceptin e tij, konsensus do të thotë bllokim”- tha kreu i qeverisë, Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›