E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet trupi i 45-vjeçarit të mbytur në liqenin e Bubqit

Gjendet trupi i pajetë i 45 vjecarit Rustem Buza, i cili u mbyt një ditë më parë në liqenin e Bubqit në Fushë-Krujë. Pas shumë kërkimeve polumbarët e RENEA-s kanë arritur të nxjerrin trupin e viktimës, ndonëse pati vështirësi të shumta për shkak të thellësisë së liqenit.
 

Buza kishte shkuar për t`u larë në liqen me shokët, por ka pësuar infarkt kur ishte në ujë duke mbetur në liqen. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Bubq të Fushë-Krujës, në afërsi të Rinasit.
 

Viktima, Rustem Buza 45 vjeç i martuar dhe me 4 fëmijët vdiq si pasojë e një patologjie kur po lahej në liqen. Mbytja e tij në liqen është lajmëruar nga shokët që e shoqëronin. Ndërkaq vazhdojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›