Lotaria, MF: Rama sulm pasi nuk fitoi klienti i tij
Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj, sqaroi se kreu socialist, Rama dhe opozita po i bëjnë presion komisionit vetëm sepse klienti i tij nuk plotësoi kriteret e pjesëmarrjes në garë.
“Edhe një herë sot kryetari i opozitës Rama, vijoji me këmbëngulje shpifjet dhe akuzat ndaj qeverisë, jo në misionin e legjitim të kryeopozitarit alternative apo dhe denoncues, por në rolin e tij që rëndom e ushtron pa iu dridhur qerpiku, atë të shpifësit dhe shërbëtorit të marrë peng nga klientela e tij”, tha Rushaj. Ai tha më tej se tenderi është zhvilluar në përputhje me ligjin e lojërave të fatit dhe se Këshilli i Ministrave (i) duhet të përcaktonte kriteret për licencimin e llogarisë kombëtare dhe duke qenë se (ii) kjo ishte hera e parë që diçka e tille do të bëheshe në këtë formë dhe me garë.
Zyrtari i lartë sqaroi edhe hapat e ndjekur nga Ministria e Financave që nga viti 2010 e këtej, ku në korrik të vitit 2010, i është drejtuar organizatës "Lotaritë Shtetërore Evropiane" ku i ka kërkuar ta asistojë me konsulentë që ajo do të indikonte, për të kritere të studiuara që do të mundësonin identifikimin (licencimin) e një operatori që përveç objektivave për të ardhurat ne buxhet, do të bënte të mundur dhe aplikimin e masave sociale dhe mbrojtëse, siç është p.sh.b mbrojtja ndaj të miturve.
Rushaj tha se mbështetur në rekomandimet e bëra, Ministria e Financave, ka propozuar VKM për procedurat e kriteret e licencimit të Lotarisë Kombëtare, i miratuar në janar 2012. Pas kësaj, në mars të këtij viti është përzgjedhur QLOT, një nga kompanitë më prestigjioze në botë në këtë fushë.
“Por duket se opozita nuk është e interesuar as të dëgjojë dhe as te shikoje; me presione te hapura ndaj administratës kërkon me çdo kusht të përbaltë dhe te dëmtojë këtë proces, gjë të cilën nuk ka për ta arritur as tani dhe as ne 2013 sepse, (i) ky është proces shume transparent dhe ne përputhje me ligjet e vendit dhe asnjëherë, askush nuk do mund ta cenojë dhe se (ii) siç deri më tani, shqiptaret edhe ne 2013 do të dijen të dallojnë me votë të gënjeshtrën nga e vërteta, angazhimin për interes publik nga çjerrjet për interesa që s’kanë lidhje me publikun”, përfundoi reagimin e tij, zv/ministri i Financave. /Start/
2012-06-26 16:34