Dokumenti pergatitor i Samitit te Brukselit

Një dokument prej 7 faqesh të përgatitur nga Mario Draghi, Jose Manuel Barroso dhe Jean Claude Juncker, presidenti i KiE Herman Van Rompuy ua ka dërguar delegacioneve kombëtare të 27 vendeve anëtare të BE. I bazuar në katër shtylla relacioni trajton skenarët e mundshëm mbi të ardhmen e Eurozonës, në përpjekje për t’i dhënë një përgjigje strukturore dhe institucionale krizës së borxheve në vitet e fundit. Këto katër çështje janë baza e diskutimeve në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE në Bruksle më 28 dhe 29 qershor.
Së pari në raportin e Ropmuy thuhet se një kuadër financiar i integruar duhet të përfshijë të gjitha vendet e BE dhe që lidhet jo thjesht me një treg të përbashkët por të një bashkimi monetar. Raporti sugjeron centralizimin e monitorimit nga BQE, garancinë e depozitave europiane dhe një fond europian për menaxhimin e krizës të financuar kryesisht nga bankat. Të gjithë këta elementë duhet të vihen nën kontrollin e një autoriteti të përbashkët.
Pika tjetër e këtij raportit të Rompuy thotë se Eurozona ka nevojë për një hap cilësor drejt një bashkimi të bilanceve. Kufijtë për nivelin e bilancit dhe të borxhit të qeverive duhet të përcaktohen nga të gjitha vendet. Procesi drejt një reduktimi të përbashkët të borxhit publik thuhet në raport duhet të jetë në mënyrë graduale dhe në faza, ndërsa progreset drejt marrjes së vendimeve të përbashkëta mbi bilancet duhet të shoqërohen nga hapa proporcional dhe në marrjen e rreziqeve të përbashëkta.
Pika tjetër e raportit parashikon një integrim më të madh ekonomik me qëllim promovimin e koordinimit dhe konvergjencës në vende të ndryshme politike dhe ekonomike. Në veçanti vendet e Eurozonës duke marrë shkas nga reformat e fundit të paktit të stabilitetit dhe rritjes, duhet të kenë linja të përbashkëta guide në sektorin e punës dhe të politikave fiskale si dhe një shtim të kapitalit të Bankës Europiane të Investimeve, në 60 miliardë euro brenda vitit për të fuqizuar aftësitë kredidhënëse të kësaj banke.
Së fundmi presidenti i KiE , Herman Van Rompuy thekson se për një integrim më të madh europian nevojitet një legjitimitet demokratik në rritje në nivel kontinental, duke përfshirë jo vetëm parlamentet kombëtare por edhe atë Europian.