Paga minimale bëhet 21 mijë lekë

Nga mbledhja e djeshme e Këshillit Kombëtar të Punës
Dje vendimi. Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës për shifrat e varfërisë ekstreme.
Për sektorin publik nga 1 korriku, për biznesin në 2013.
Paga minimale në sektorin publik në Shqipëri nga data 1 korrik do të jetë 21 000 lekë nga 20 000 lekë aktualisht. Për biznesin, ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2013. Këshilli Kombëtar i Punës miratoi dje shtesën prej 5%, por pavarësisht kësaj, vendi ynë ka ende pagën më të ulët krahasuar me gjithë rajonin. Ministri i Punës, Spiro Ksera, tha dje se renditemi pas Bullgarisë, e cila e ka 6 euro më të lartë, ndërsa jemi larg Kroacisë me pagën më të lartë minimale, 300 euro. Gjatë mbledhjes nuk munguan debatet. Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla, tha se rritja e pagës nuk është reale, por kemi të bëjmë me indeksim. Duhet të hapet një debat për çmimin e punës dhe jo për këtë rritje page, e cila është një indeksim i munguar prej vitesh. Në kushtet e thellimit të nivelit të varfërisë, propozoj që paga minimale të jetë e diferencuar, tha Kolë Nikolla. Ministri Ksera në fjalën e tij u shpreh se varfëria është përgjysmuar. Aktualisht, referuar studimeve të Bankës Botërore, varfëria është në nivelin 12%, nga 24% që ka qenë. Prandaj, ajo që deklaroni ju, është e pabazë, tha Ksera. Këto shifra u kundërshtuan nga Nikolla. Është e vërtetë që në vitin 2008 ra 12%, sot të garantoj se varfëria, se këtu po flasim sipas studimeve të gjithë kush bën më shumë, sipas studimeve varion nga 28 deri në 36%, e ndarë sipas rajoneve, megjithatë kjo nuk është shifër zyrtare. Ne kërkojmë nga qeveria apo INSTAT një shifër zyrtare që të ballafaqojë shifrat tona. Janë 5 vite në krizë, tha kreu i Konfederatës së Sindikatave. Ministri Ksera i quajti të politizuara këto deklarata. Paga minimale në sektorin publik në Shqipëri nga data 1 korrik do të jetë 21 000 lekë, nga 20 000 lekë aktualisht. Ministri Ksera në fjalën e tij u shpreh se varfëria është përgjysmuar. Aktualisht referuar studimeve të Bankës Botërore varfëria është në nivelin 12% nga 24% që ka qenë. Prandaj ajo që deklaroni ju është e pabazë, tha Ksera. Këto shifra u kundërshtuan nga Nikolla. Këto janë të dhëna të vitit 2008, sot të garantoj se varfëria, se këtu po flasim sipas studimeve të gjithë kush bën më shumë, sipas studimeve varion nga 28 deri në 36%, e ndarë sipas rajoneve, megjithatë kjo nuk është shifër zyrtare. Ne kërkojmë nga qeveria apo INSTAT një shifër zyrtare që të ballafaqojë shifrat tona. Janë 5 vite në krizë, tha kreu i Konfederatës së Sindikatave. Drejtuesi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja, tha se rritja e pagave dëshmon për mbajtjen e një premtimi të bërë nga Kryeministri gjatë takimeve që ka pasur me përfaqësuesit e sindikatave.
Debatet ne mbledhje
Kolë Nikolla:
Ky është indeksim, jo rritje page. Propozoj të hapet një debat për çmimin e punës dhe jo të pagës minimale. Në kushtet kur varfëria ekstreme po thellohet, duhet të ketë një pagë të diferencuar.Spiro Ksera:
Meqë folët për varfërinë ekstreme, do doja tju sillja në vëmendje të dhënat e fundit të studimit të Bankës Botërore, sipas të cilave varfëria është ulur nga 24% në 12%.Kolë Nikolla:
Këto janë të dhëna të vitit 2008. Sot të garantoj se varfëria, se këtu po flasim sipas studimeve të gjithë kush bën më shumë, sipas studimeve varion nga 28 deri në 36%, e ndarë sipas rajoneve, megjithatë kjo nuk është shifër zyrtare. Ne kërkojmë nga qeveria apo INSTAT një shifër zyrtare që të ballafaqojë shifrat tona.Spiro Ksera:
Ju jeni i vetmi përfaqësues i sindikatave që dërgoni shifra jo reale te ndërkombëtarët. Partia Socialiste thotë që ky është minimumi jetik. Termi minimum jetik nuk ekziston në Shqipëri, është niveli i matjes së varfërisë,- theksoi Ksera.Kolë Nikolla:
Zoti ministër, unë jam kryetari i Konfederatës së Sindikatave. Nuk jam i Partisë Socialiste dhe as i Partisë Demokratike, dhe përmendni këtu ILO-n dhe Gjenevën që ju ktheu ju mes rrugës nga Italia për të votuar në Parlament. Dhe nuk keni marrë pjesë në konferencë, por nuk desha ti bëj publike këto, ndaj unë nuk jam as i PS dhe as i PD, jam kryetar i Konfederatës së Shqipërisë.Spiro Ksera:
Ne u përfaqësuam në nivel delegacioni në konferencë. Pa dyshim që vota ime për Presidentin e Republikës ishte e rëndësishme.Gëzim Kalaja:
Ju zoti Nikolla nuk mund të flisni për delegacionin në Konferencën e ILO, pasi nuk kishit fare përfaqësues për arsye që ne i dimë.
Paga minimale në rajon
Shqipëria 142 euro
Bullgaria 148 euro
Rumania 161 euro
Serbia 166 euro
Kroacia 371 euro
Rendi i ditës
Në rendin e ditës së mbledhjes së djeshme të KKP, ishte edhe informimi nga inspektorja e përgjithshme e Inspektoratit Qendror, Mimoza Hajdarmataj, mbi procesin e Reformës Rregullatore në Inspektim. Gjithashtu u konsultuan edhe tri projektvendime në zbatim të ligjit Për sigurinë dhe shëndetin në punë.
ZIRINA LLAMBRO