Mediu: Shqipëria po punon për një ekonomi të gjelbër

Shqipëria po punon gjithmonë e më shumë për krijimin e një ekonomie të gjelbër. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu e deklaroi këtë fakt në samitin e OKB, "RIO +20, për një zhvillim të qëndrueshëm", mbajtur në Rio de Janeiro, Brazil.
Ministri Mediu shprehu përqasjen e politikave të zhvillimit të Shqipërisë ndaj një ekonomie të gjelbër duke respektuar mjedisin.
Në përfundim të këtij samiti ministri i mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave u takua me homologë nga vende të ndryshme të botës.
Nëpërmjet një deklarate të përbashkët vendet pjesëmarrëse ranë dakord që të merrnin masa dhe të angazhoheshin për integrimin në ekonominë e tyre, të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, duke synuar mbrojtjen e mjedisit dhe të burimeve natyrore.