Lotaria amerikane, gabimet që duhet të shmangni kur aplikoni

Ambasada e SHBA ne Tirane
Flet konsullja në konsullatën e SHBA, Lyra Carr, Mungesa e informimit ka sjellë skualifikime të kota, që mund të shmangen
Janë 50 mijë viza emigrantësh që merren në sajë të lotarisë amerikane në të gjithë botën. Pjesë e këtij programi, bëhen çdo vit qindra aplikantë nga Shqipëri. Por një pjesë e tyre s’kualifikohen nga gabime të panevojshme. Pikërisht për t’i evituar konsullja e SHBA në vendin tonë Lyra Carr, jep të gjitha detajet që nevojiten për të qenë të saktë në aplikim.
Çfarë është Programi i Vizave të Shumëllojshmërisë? Programi i Vizave të emigrantëve të diversitetit i autorizuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) administrohet nga Departamenti i Shtetit dhe bazohet në ligjet e SHBA-së.
Ligji mundëson për një grup emigrantësh të njohur si emigrantë të shumëllojshmërisë pajisjen me viza të personave prej vendeve me shkallë historikisht të ulët emigrimi në Shtetet e Bashkuara. Për vitin fiskal 2013, do të jenë në dispozicion 50 000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (të lotarisë).
Si funksionon Programi i Vizave të Shumëllojshmërisë?
Në mbarë boten, vendasit e vendeve që kualifikohen për lotarinë i plotësojnë regjistrimet e tyre për lotarinë në www.dvlottery.state.gov gjatë një periudhe kohore prej 30 ditësh, e cila zhvillohet pothuajse gjatë të njëjtës periudhë të vitit. Për vitin 2011, kjo periudhë do të fillojë më datë 4 Tetor, në orën 18:00 dhe do të mbarojë më datë 5 nëntor, në orën 18:00, me orën në Shqipëri. Aplikuesit do të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme nga një kompjuter në Qendrën Konsullore Kentucky. Duke filluar nga data 1 maj 2012, pjesëmarrësit do të mund të kontrollojnë faqen e internetit në www.dvlottery.state.gov nëse janë përzgjedhur, duke përdorur numrin e konfirmimit që i shfaqet aplikuesit në ekranin e kompjuterit pas regjistrimit të suksesshëm për lotarinë. Nëse aplikuesi do të rezultojë i përzgjedhur, faqja e internetit do ti japë atij udhëzime se si të vazhdojë më tej procesin. ¨shtë shumë e rëndësishme që të printohet fleta me numrin e konfirmimit dhe të ruhet numri i konfirmimit, sepse e vetmja mënyrë për tu informuar nëse aplikuesi është përzgjedhur apo jo për lotarinë DV-2013, do të jetë duke përdorur numrin e tij unik të konfirmimit dhe informacionin personal në Kontrollin e Statusit të Regjistrimit, duke filluar nga data 1 maj 2012.
Përse po e reklamoni Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë?
Ne duam të rrisim shkallën e njohurive rreth rregullave të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë dhe të ndihmojmë Shqiptarët të bëjnë zgjedhjen e duhur për të marrë pjesë ose jo në Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë. Ka disa gabime, si për shembull regjistrimi për programin e lotarisë më shumë se një herë, apo mospërfshirja e një anëtari të familjes, të cilat rezultojnë në skualifikim të menjëhershëm. Ne nuk na vjen aspak mirë të shikojmë njerëz të skualifikuar për shkak të këtyre gabimeve që mund të ishin shmangur lehtësisht, ndaj ne shpresojmë të ndihmojmë shqiptarët ti shmangin këto gabime të thjeshta, duke lexuar rregullat e publikuara në shqip në faqen e internetit albanian.tirana.usembassy.gov. Për më tepër, çdo vit ka shqiptarë që shfrytëzohen nga faqe interneti apo individë që gjoja përfaqësojnë qeverinë e SHBA-ve. Nuk ka asnjë pagesë për tu regjistruar për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë dhe të vetmet faqe zyrtare të qeverisë amerikane përfundojnë me .gov. Ne e kuptojmë se shumë shqiptarë nuk e flasin gjuhen angleze dhe mund të kenë nevojë për dikë që ti ndihmojë ata që të plotësojnë regjistrimin për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë. Kjo është më se në rregull, por shqiptarët duhet të zgjedhin dikë që është i besueshëm për ta, dhe që nuk do ti shfrytëzojë duke i kërkuar shuma marramendëse parash për të plotësuar regjistrimin e tyre në lotari. (Mbani mend që qeveria e Shteteve të Bashkuara NUK ka vendosur asnjë tarifë për regjistrimin për lotarinë!) Ambasada dhe qeveria amerikane nuk mbështet asnjë noter, përshpejtues, ndihmues, apo palë të treta. Nuk ka rëndësi se kush e plotëson regjistrimin tuaj në lotari; personi, emri i të cilit është në formularin e aplikimit për lotari, duhet të ruajë numrin e konfirmimit, sepse atij do ti duhet ai numër për të kontrolluar nëse ka fituar.
Ku duhet të aplikojnë njerëzit për lotarinë?
E vetmja mënyrë për tu regjistruar në Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë është që të plotësohet formulari në www.dvlottery.state.gov. Nuk ka asnjë tarifë për tu regjistruar për lotarinë, por të lexohen udhëzimet (në shqip në http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html) që të sigurohen nëse kualifikohen dhe që të kuptojnë se si plotësohet formulari, përpara se të plotësohet formulari. Nëse personi nuk i ka kalifikimet e duhura për lotarinë, ai nuk do të marrë një vizë edhe nëse do të jetë përzgjedhur për lotarinë.
Si do të informohen për njoftimin zyrtar të regjistruarit në lotari?
Njoftimet zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit do të bëhen VETËM nëpërmjet kontrollit të statusit të regjistrimit, i cili do të jetë në funksionim, duke filluar nga data 1 maj 2012 në faqen e internetit të lotarisë www.dvlottery.state.gov. Të regjistruarve në lotari do tu duhet të përdorin numrin e tyre të konfirmimit, në faqen e internetit të lotarisë www.dvlottery.state.gov. Është shumë e rëndësishme që të ruhet numri i konfirmimit! As Ambasada, as Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do të mund ta sigurojë dot më atë numër në rast se humb. Departamenti Amerikan i Shtetit NUK do të dërgojë njoftime nëpërmjet postës. Pjesëmarrësit në lotari që do të rezultojnë të përzgjedhur NUK do të njoftohen nëpërmjet e-mail-it.
A kualifikohet automatikisht çdokush që është përzgjedhur nga kompjuteri?
Jo. Për tu kualifikuar për lotarinë e Vizave të Diversitetit, aplikantët anembanë botës duhet të plotësojnë kritere shumë të rrepta të kërkesave të kualifikimit nëpërmjet: 1) arsimit ose 2) profesionit. Aplikantët duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur nëse duhet të aplikojnë apo jo për të marrë pjesë në lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Shqiptarët, të cilët nuk kanë kryer një arsim të shkollës së mesme me kohë të plotë që të jetë i barabartë me edukimin e shkollës së mesme në SHBA (4 vjet, me kohë të plotë), nuk do të kualifikohen, bazuar në kushtin e arsimit. Edhe pse, në raste të rralla, është e mundur të kualifikohen bazuar në eksperiencën e punës, duhet të mbahet parasysh që profesionet që mund të përdoren për këtë kualifikim pothuajse gjithmonë kërkojnë një shkallë edukimi më të lartë se shkolla e mesme e kërkuar për lotarinë.
Cili arsim më kualifikon për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë?
Bazuar në kërkesat për arsimin, i cili duhet të jetë i barabartë me arsimin e shkollës së mesme në Amerikë (4 vjet, me kohë të plotë), shqiptarët që nuk e kanë mbaruar arsimin e shkollës së mesme me kohë të plotë nuk do të kualifikohen për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë. Pra, për tu kualifikuar për lotarinë nëpërmjet arsimit, aplikanti kryesor duhet të ketë kryer shkollën e mesme me kohë të plotë. Dëftesat e pjekurisë së arsimit me kohë të shkurtuar – pa shkëputje nga puna, shkolla e mbrëmjes, apo me korrespondencë, përfshirë edhe arsimin 5-vjeçar apo programe me afat më të gjatë (me kohë të shkurtuar pa shkëputje nga puna, shkolla e mbrëmjes, apo me korrespondencë), nuk kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë (lotarisë). Gjithashtu, dëftesat e arsimit profesional 3-vjeçar nuk kualifikohen për programi