SHBA-Shqiperi, 2 dekada miqesi ne nje jave festime Sonila Isaku
Rruga pedonale, e vetmja ne Tirane prane Galerise se Arteve, paraditen e djeshme ka qene e mbipopulluar. Nje feste e organizuar nga Ambasada Amerikane per te gjithe qytetaret, e cila duket si nje shenje falenderimi per popullin shqiptar. Festa e nisur me himnet e te dy shteteve ka vijuar me nje sere aktivitetesh te tjera kulturore nen motin "Festojme 20 vite miqesi te rilidhur mes popullit te Shteteve te Bashkuara dhe atij te Shqiperise". Qytetare nga te gjitha grupmoshat kane mbushur rrugen pedonale "Murat Toptani" duke vizituar tendat informuese per projektet e Ambasades realizuar gjate ketyre 20 vjeteve.
Festa
Larg aktiviteteve protokollare, ambasada amerikane ka menduar nje feste ndryshe ne kete pervjetor, nje feste qe pergjate gjithe dites do te shoqerohet me panairin e rruges, koncerte nga grupe te njohura shqiptare, ekspozita per femije dhe te rritur, ekspozita dhe stenda informative mbi jeten amerikane, karaoke, etj. Kjo ka qene nje pjese e festes se zhvilluar nga Ambasada Amerikane ne Tirane, me rastin e 20 vjetorit te rihapjes se saj pas renies se regjimit komunist ne Shqiperi. Pas ekzekutimit te Himnit Kombetar te dy vendeve, ne rrugen pedonale ka parakaluar dhe Banda e Marines se Shteteve te Bashkuara, e cila ka ardhur enkas per kete aktivitet festiv. Pas mbajtjes se fjales se rastit, ambasadori Arvizu, i shoqeruar nga stafi i tij dhe kryebashkiaku Basha, ka ecur pergjate rruges pedonale dhe eshte takuar me qytetaret e pranishem. Aktiviteti i zhvilluar gjate dites se djeshme, nuk eshte i vetmi. Ne 4 tetor, ambasada e SHBA-se ne Tirane, do te organizoje nje pritje per VIP-at, me pas nje simpozium me gazetare, akademike, aktiv ne vitet 1991-1992, me qellim per te ofruar retrospektiven dhe pikepamjet e tyre mbi zhvillimet sot, etj.
Ambasadori
Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu pershendeti kryeqytetasit te cilet kishin shkuar te festonin se bashku, 20 vjetorin e rivendosjes se marredhenieve mes dy shteteve. Gjate fjales se tij, numri nje i Ambasades Amerikane ne Tirane ka theksuar mirenjohjen per shqiptaret qe pranuan SHBA dhe vlerat amerikane ne Shqiperi.
"Plot 20 vjet me pare u shenua nje risi te re per kete vend. U shenua nisje e re per ambasaden amerikane ketu ne Shqiperi. Gjate ketyre 20 viteve ju na keni sjelle ne shtepite tuaja, zemrat tuaja, zyrat tuaja dhe na keni lejuar qe te behemi pjese e arritjeve tuaja te mrekullueshme gjate ketyre viteve. Dhe ajo qe ju keni bere gjate ketyre 20 viteve na keni lejuar qe te behemi pjese e se ardhmes suaj. Ju falenderoj!". Kjo ka qene fajla pershendetese e ambasadorit Arvizu i cili nuk harroi te falenderoje edhe uniformat blu te policise si dhe Bashkine e Tiranes per ndihmesen qe i dhane ambasades per te festuar me ane te nje eventi kete pervjetor te 20-te. Ambasadori ftoi qytetaret shqiptare qe gjate ketyre diteve te shijojne panairin amerikan ne Tirane dhe te defrehen me minikopshtin zoologjik, lodrat per femije e te rritur dhe banden shqiptare e nje amerikane qe do performojne me rastin e ketij pervjetori te vecante te marredhenieve Shqiperi-SHBA.
Kryebashkiaku
SHBA ka luajtur nje rol te rendesishem ne historine e popullit shqiptar. Kjo ka qene deklarata e bere nga kreu i bashkise se Tiranes, Lulezim Basha gjate festimeve te bera ne kryeqytet, duke shprehur mirenjohje per SHBA. "Per ne shqiptaret, rihapja e ambasades amerikane 20 vite me pare ishte nje ngjarje e madhe dhe e rendesishme. SHBA per ne eshte me shume se nje vend, eshte nje ide e madhe. Ideja se liria eshte e mundur, se njerezit jane krijuar per te qene te lire dhe se vetem ne liri njeriu mund te realizoje potencialin e tij te plote; ideja se demokracia jep rezultat dhe duhet degjuar zeri i qytetareve", theksoi Basha ne fjalen e tij pershendetese. Sipas kryebashkiakut te Tiranes sot ka shume arsye pse duhet falenderuar SHBA, ndersa vleresoi marredhenien mes dy vendeve. "Ne kemi shume arsye te falenderojme SHBA, rolin vendimtar per lirine e pavaresine e Kosoves, per mbeshtetjen e fuqishme per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, dhe me lejoni ketu te kujtoj sot qindra djem shqiptar qe sherbejne krah per krah anembane rruzullit perkrah amerikaneve. Nuk mund te shikonim nje mik me te mire se SHBA. Dhe si kryetar i bashkesie do bej gjithcka qe kjo miqesi te rritet dhe konsolidohet" ka nenvizuar Basha. Pas perfundimit te fjaleve pershendetese si kreu i Ambasades Amerikane ashtu edhe kreu i Bashkise se Tiranes kane ecur pergjate rruges "Murat Topatani" duke pershendetur qytetaret e vizituar ekspozitat.
Rivendosja e marredhenieve diplomatike 20 vjet me pare
Marredheniet diplomatike mes SHBA dhe Shqiperise u rivendosen ne 15 mars te vitit 1991, pas nje shkeputje prej 52 vitesh. Pas disa muajsh, ne 1 tetor, do te rihapej dhe ambasada amerikane ne Tirane. "Marredheniet mes vendeve tona e kane fillimin ne vitet e para te shekullit te XX, kur Presidenti Uillson zgjeroi mbeshtetjen amerikane per shtetin e ri shqiptar. Marredhenia nuk u harrua asnjehere nga disa mijera amerikane me origjine shqiptare, te cilet mbajten lidhjet me atdheun e tyre gjate gjithe ketyre viteve", shkruante ne 15 mars te vitit 1991, Raymond G.H. Setiz, zv.sekretari per marredheniet Evropiane dhe Kanadeze. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulezim Basha kujton se 20 vite me pare mbi 300 mije shqiptare u derdhen rrugeve te Tiranes per degjuar mesazhin e ish-Sekretarit amerikan te Shtetit, James A. Beker qe liria jep rezultat. "Kremtimi sot i marredhenieve diplomatike mes SHBA-se dhe Shqiperise ka nje domethenie te madhe pasi 20 vite me pare mbi 300 mije shqiptare u derdhen rrugeve te Tiranes per degjuar mesazhin e ish-Sekretarit amerikan te Shtetit, James A. Beker qe liria jep rezultat. Ky mesazh nuk erdhi per surprize sepse per ne Amerika do te mbetet me shume se nje komb, eshte nje ide e madhe" ka theksuar Basha.
"SHBA na ka mbeshtetur"
Me qindra qytetare kane zgjedhur qe paraditen e 2 tetorit ta kalojne ne rrugen prane Parlamentit aty ku festohej hapja e 20 vjetorit te ambasades Amerikane ne Tirane. Dhetera femije por edhe te rritur kane preferuar te bejne nje foto me ambasadorin, si ne kujtim dirsa e komentojne hapjen e ambasades si nje mbeshtetje. "SHBA na ka mbeshtetur edhe gjate regjimit komunist. Tashme eshte duke na ndjekur ne cdo hap" pohon nje prej qytetareve. Nderkohe qe gjate takimit me qytetaret ambasadori eshte shoqeruar nga dhjetera kamera, ku nuk ka harruar ti pershendese me radhe te gjitha ekranet qe kane mbeshtetur kete aktivitet.