Lotët e Mërgimtarit
Filmi "Lotët e Mërgimtarit" ka gjashtë pjesë dhe ka filluar të realizohet para afro dy viteve. Mirëpo, pas problemeve të shumta, duket se më në fund gjithçka është duke shkuar mirë për realizimin e tij. Producent i filmit është Musa Limani, regjisorë janë Enis Limani dhe Vaton Jakupi, ndërsa skenarist Agron Boriçi.
Filmi ka tematikë sociale dhe ai kryesisht trajton jetën dhe problemet me të cilat përballen mërgimtarët tanë në Zvicër. Ndryshe, pjesa më e madhe e filmit është xhiruar në Zvicër, por edhe në Tetovë, Kosovë e Preshevë. Disa nga aktorët që luajnë në film janë Zijadin Murtezi, Emine Kadriu, Emine Toska, Florim Brajshori, Albana Mustafa, Qëndresa Koxha, Agron Boriçi, Fatime Llugiqi, Adem Zhitopotoku, etj.
Sipas ekipit realizues, filmi pritet të përfundojë në dhjetor të këtij viti, apo në janar të vitit 2012.